Aktualitet

Zgjedhjet e 30 qershorit/ OSBE-ODIHR: Do sjellim 250 vëzhgues, ka mosbesim e polarizim mes partive

18 Prill 2019, 09:40 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 30 qershorit/ OSBE-ODIHR: Do sjellim 250 vëzhgues, ka mosbesim

Tiranë-Për zgjedhjet lokale të 30 qershorit  OSBE-ODIHR  ka deklaruar se do të vëzhgohen në mënyrë të detajuar dhe se do të dërgojë 250 vëzhgues. OSBE-ODIHR theksoi se autoritetet në vend i kanë premtuar për transparencë në zgjedhje.

Në raportin për nevojën e vëzhgimit të zgjedhjeve, OSBE/ODIHR vlerëson se në Shqipëri mosbesim e polarizim mes partive, situatë e cila mund të ndikojë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Shumica e bashkëbiseduesve të ODIHR nënvizuan një shkallë të lartë të polarizimit dhe mosbesimit midis tyre, partitë politike dhe politizimi i institucioneve të cilat mund të ndikojnë negativisht në sjelljen e zgjedhjeve.  Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore njoftuan se do të merren të gjitha masat për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe për të pranuar rekomandime e vëzhguesve të OSBE. Zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të zhvillohen pas një vendimi të pashembullt të opozitës në parlament për të hequr dorë nga mandatet e tyre. Më tej, opozita organizoi një seri protestash që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe thirrjen për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Qeveria i hodhi poshtë këto kërkesa. Përplasjet politike në vend pezulluan reforma të rëndësishme, duke përfshirë edhe atë zgjedhore.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet osbe/odihr 250 vëzhgues zgjedhjet e 30 qershorit zgjedhjet ne shqiperi osbe/odihr 250 vëzhgues zgjedhjet e 30 qershorit zgjedhjet ne shqiperi

Sondazh

Poll