Aktualitet

Zonat e mbrojtura në Shkodër/ Drejtori Agim Dardha: Të zhvillohet turizmi, por të mbrohet edhe mjedisi

18 Prill 2019, 09:40 Nga DOSJA
Zonat e mbrojtura në Shkodër/ Drejtori Agim Dardha: Të zhvillohet

SHKODËR- Rreth 900 ndërtime pa leje rezultojnë në zonat e mbrojtura në Shkodër. Dosjet për shumicën prej tyre tashmë ndodhen në prokurorinë e Shkodrës, por çështja nuk ka gjetur ende një zgjidhje. Deklarata është bërë nga Agim Dardha, drejtor i zonave të mbrojtura në Shkodër.

Ai doli në një deklaratë, pikërisht në prag të sezonit turistik dhe kërkoi vëmendje për parandalimin e zjarreve, por dhe për zhbllokimin e rrugës së Thethit nga bora që vazhdon të pezullojë turistët, në mënyrë që kjo të jetë një zonë turistike përgjatë gjithë vitit, duke mirëpritur turistët nga të gjitha trevat shqiptare, po ashtu edhe turistë  të huaj.

Administrata e zonave te mbrojtura ka hartuar palnin per mirëmenaxhin të turistëve.Kjo është dhënë në zbatim të urdhërit të prefektit, ku theksoi nevojën për mirëmenaxhimin e fluksit turistik, në prag sezoni. Masat konkrete që janë marrë janë, dhënia me lincensë dy qendrave të informacionit për turistët, siç është ajo e Velipojës dhe Thethit. Velipoja ka fillu punen dhe ka presencë të turistëve, kurse në Theth ende nuk është hapur rruga, por shumë shpejt do fillojë puna për zhbllokimin e saj. Problematika kryesore në zonat e mbrojtura ka efektet negative në mjedis. Ne jemi lër njëe zhvillim të turizmit që do të thotë turizmi le të bëhet, por mjedisi të mbrohet”, u shpreh drejtori i zonave të mbrojtura në Shkodër, Agim Dardha.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim dardha shkoder theth velipoje zhvillimi i turizmit zonat e mbrojtura agim dardha shkoder theth velipoje zhvillimi i turizmit zonat e mbrojtura

Sondazh

Poll