Aktualitet

Raporti i 2019/ ‘Reporter pa kufij’: Në Shqipëri gazetarët kërcënohen dhe dhunohen

18 Prill 2019, 08:49 Nga DOSJA
Raporti i 2019/ ‘Reporter pa kufij’: Në Shqipëri

SHQIPËRI-Liria e medias në Shqipëri ka rënë me 7 vende, duke u listuar tashmë në vendin e 82, nga 180 vende gjithsej. Kështu thuhet në  një artikull të ”Reporter pa kufij”, ku i ka kushtuar një shkrim lirisë dhe cënimit të medies në Shqipëri.

Në këtë artikull thuhet se liria e medias është e censuruar, ndërsa gazetarët intimidohen dhe kërcënohen si nga qeveria ashtu dhe nga krimi i organizuar.

Rruga për në BE është e gjatë”, thuhet në këtë shkrim ndërsa me tej vijon me faktin vetë-censura është gjerësisht e përhapur dhe 80% e gazetarëve nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale.

Sulmet në medie, si nga qeveria, ashtu edhe nga krimi i organizuar, arritën në një nivel të paprecedentë në 2018.

Gazetarët iu nënshtruan fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe procedimeve ligjore, që synojnë t’i intimidojnë dhe t’i frenojnë ata nga investigimi i korrupsionit.

Politikanët, të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i quajnë gazetarët kazan dhe prodhues lajmesh të rreme.

Kryeministri ka propozuar një ligj që ka për qëllim të forcojë kontrollin e shtetit mbi median elektronike dhe, siç thonë kritikët, të kufizojë aksesin tek lajmet dhe informimi.

Një raport i përbashkët i publikuar nga Reporterët pa Kufij dhe BIRN, në mars 2018, nxori në pah një numër kërcënimesh që i janë bërë medias në Shqipëri.

Raporti gjeti se standardet rregullatore të medies po manipulohen në favor të interesave të qeverisë dhe pronësia e mediave televizive është përqendruar në duart e pak biznemenëve të mëdhenj.

Kjo ka krijuar një situatë në të cilën vetë-censura është gjerësisht e përhapur  dhe 80% e gazetarëve nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale”, thuhet në artikull referuar Shqipërisë.

Ndërkohë “Reporterët pa Kufij” shprehen se indeksi i lirisë së medias për vitin 2019 në të gjithë botën, është futur në një cikël frike.

Indeksi i lirisë së medias në botë për vitin 2019 i përpiluar nga Reporterët pa Kufij (RSF) tregon se si urrejtja e gazetarëve është degjeneruar në dhunë, duke kontribuar në rritjen e frikës. Numri i vendeve që konsiderohen të sigurta, ku gazetarët mund të punojnë në siguri të plotë, vazhdon të bjerë, ndërsa regjimet autoritare vazhdojnë të forcojnë kontrollin e tyre në media. Indeksi i RSF, i cili vlerëson gjendjen e gazetarisë në 180 vende dhe territore çdo vit,” thuhet në shkrim.

Marrë nga: Reporter pa kufij

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ndaj gazetareve liria e medies në shqiperi reporter pa kufij dhuna ndaj gazetareve liria e medies në shqiperi reporter pa kufij

Sondazh

Poll