Aktualitet

Burgu i Bradasheshit/ Denoncimi i të burgosurit: Më akuzojnë për të favorizuar ata që paguajnë

18 Prill 2019, 11:32 Nga DOSJA
Burgu i Bradasheshit/ Denoncimi i të burgosurit: Më akuzojnë

Një i burgosur në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan me inicialet O.K. denoncon në Dosja.al shefin e policisë, Krenar Kasi.

I burgosuri shprehet se shefi i policisë kishte trilluar një sherr tijin me të brugosur të tjerë për ta larguar nga qelia ‘teke’, të cilën ai e ka vetëm për vete. Sipas të burgosurit kalime të tilla nëpër qelitë e burgjeve bëhen me pagesa nën dorë.

“Sa u ngrita nga gjumi me erdhi grupi i gatshëm dhe më mori, më komunikuan që do më nxjerrin nga dhoma ime. Si justifikim nxorën një sherr që ishte bërë mes një të burgosuri të dhomës 2 dhe një tjetri të dhomës 4. Unë nuk mora pjesë në sherr, më akuzojnë padrejtësisht. Shefi Krenar Kasi kërkon të favorizojë të burgosur të tjerë. Unë dhe i burgosuri i dhomës 4 kemi dhoma teke dhe duan të na transferojnë për të sjellë të tjerë në dhoma teke. Ne do na çojnë në dhoma me 2 ose 3 të burgosur. Këto transferime bëhen me pagesa nën dorë. Ai që e shkaktoi sherrin është vëllai i nëndrejtoreshës së burgut të Peqinit që rri në dhomën 2. Kërkova shërbimin e brendshëm, për të verifikuar pafajësinë time, pro nuk e sjellin”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan korrupsion ne burgje krenar kasi paraburgimi i bradasheshit elbasan korrupsion ne burgje krenar kasi paraburgimi i bradasheshit

Sondazh

Poll