Aktualitet

Grabitja në Rinas/ Shkarkohet drejtori i Aviacionit Civil

18 Prill 2019, 13:02 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas/ Shkarkohet drejtori i Aviacionit Civil

TIRANË- Është shkarkuar nga detyra sot drejtori i Aviacionit Civil Krislen Keri. Shkarkimi i tij vjen disa ditë pas grabitjes spektakolare, ku u vodhën 10 milionë euro në aeroportin e Rinasit.  Keri u zgjodh në krye të Aviacionit Civil që prej nëntorit të 2017-ës.

Ndërkohë, pak ditë pas grabitjes, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, paralajmëroi se do të shkarkonte nga detyra Kerin, dhe çështja mund të shkojë deri në ndjekjen e tij penale.

Kujtojmë se grabitja spektakolare ka ndodhur pak ditë më parë në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne rinas krislen keri shkarkohet krislen keri grabitja ne rinas krislen keri shkarkohet krislen keri

Sondazh

Poll