Aktualitet

Anëtar i grupit të Habilajve/ Krimet e Rënda vendosën ‘burg’, ekstradohet nga Italia Reshat Radhima

18 Prill 2019, 10:57 Nga DOSJA

SHQIPËRI– Ekstradohet nga Italia, Reshat Radhima, anëtar i grupit të Habilajve pas masës “arrest me burg” të caktuar nga Krimet e Rënda më 2 shkurt 2017.

Radhima kërkoi lirinë por gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e tij duke lënë në fuqi vendimin e dhënë në vitin 2017.

Më 2017, gjyqtarja Liljana Baku vendosi masën “arrest me burg” ndaj 54-vjeçarit pasi Radhima së bashku me anëtarët e tjerë të grupit të Habilajve akuzohen për:  “Trafik ndërkombëtar të narkotikëve”, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kultivim të narkotikëve.

Grupi “Habilaj” u godit në tetor të vitit 2017. Hetimet në Shqipëri u hapën pas publikimeve në media, ndërsa u morën në Itali me mijëra faqe përgjime të grupit “Habilaj” ku ata përmendin edhe emrin e ish-ministrit Tahiri. Teksa gjyqi për Habilajt po zhvillohet në Itali, në Shqipëri të pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda janë marrë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe tre ish-zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode. I vetmi nga grupi që ndodhej në Shqipëri ishte Armand Koçerri, i cili u arrestua së bashku me Nazer Seitin, ky i fundit, u ekstradua disa muaj më parë në Itali, ku edhe është duke u gjykuar.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja habilaj gjykata e krimeve te renda grupi i habilajve moisi habilaj reshat radhima saimir tahiri dosja habilaj gjykata e krimeve te renda grupi i habilajve moisi habilaj reshat radhima saimir tahiri

Sondazh

Poll