Aktualitet

Dy grupet parlamentare të “opozitës së re”, Soreca: Koha për dialog mes partive

18 Prill 2019, 10:02 Nga DOSJA
Dy grupet parlamentare të “opozitës së re”, Soreca:

Tiranë–  ‘Opozita e re’ ka zyrtarizuar dy grupet parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialistë për Integrim. Në krye të grupit parlamentar të PD-së është vendosur Rudina Hajdari, ndërsa në drejtimin e deputetëve të LSI-së është vendosur Nimet Musai. Zyrtarizimi i grupeve u njoftua që në fillim të seancës së sotme plenare nga kryeparlamentare, Gramoz Ruçi.(Lexo këtu)

Për grupet e reja parlamentare ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca. Ai ka theksuar se është koha që palët politike të bëjnë dialog. “Do donim që opozita të hyjë në zgjedhje. Është koha për dialog mes partive. Duam që kjo opozitë të shkojë në zgjedhjet lokale. Opozita duhet të bisedojë me mazhorancën. Ne shpresojmë që opozita të marrë pjesë në zgjedhje.  “, është shprehur ai.

Një ditë më parë Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca u shpreh për kërkesën e parlamentit holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët,  se vijon udhëtimi i shqiptarëve pa viza në Evropë dhe se asgjë nuk ka ndryshuar. (Lexo këtu)

 J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grupet e reja parlamentare luigi soreca seanca plenare 19 prill 2019 grupet e reja parlamentare luigi soreca seanca plenare 19 prill 2019

Sondazh

Poll