Aktualitet

Gazmend Kapllani sërisht në mbrojtje të Tufës dhe Zhitit: Xhelatët komunistë hedhin baltë ndaj jush

18 Prill 2019, 10:31 Nga DOSJA
Gazmend Kapllani sërisht në mbrojtje të Tufës dhe Zhitit:

Tiranë-Shkrimtari Gazmend Kapllani i ka dalë edhe njëherë tjetër në mbrojtje të shkrimtarëve, Agron Tufës dhe Visar Zhitit. Në një shkrim të publikuar së fundmi në “Panorama” ai thekson se xhelatët e komunizmit, hedhin baltë mbi Visar Zhitin dhe kërcënojnë intelektualë të mirëfilltë si Agron Tufa.

” Xhelatët si Caja, apo kopuket vrastare si Taku Uturaku, duke hedhur baltë mbi Visar Zhitin apo duke kërcënuar intelektualë të mirëfilltë si Agron Tufa, vazhdojnë punën dhe zanatin e tyre, sepse atë dinë të bëjnë. Nuk dinë të ndryshojnë. Po të ekzistonin kushtet, sërish do të bënin të njëjtën gjë: njëri prokuror duke dënuar njerez me vdekje dhe tjetri kryexhelat gulagu.”, shprehet Kapllani.

Debati mes Brahos dhe tyre ka nisur në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, ku deputeti socialist Spartak Braho ka akuzuar pedagogun dhe shkrimtarin Agron Tufa, se po nxin historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj. Braho madje kërcënoi Tufën se do kërkojë shkarkimin e tij.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa spartak braho visar zhiti agron tufa spartak braho visar zhiti

Sondazh

Poll