Aktualitet

FOTOT/ Jeta e dy vajzave shqiptare në Gjermani: Punojmë në një azil dhe jemi krenare!

18 Prill 2019, 08:38 Nga DOSJA

Prej disa vitesh Gjermania është kthyer në vendin që pret gjithmonë e më shumë të rinj nga Shqipëria. Ky është edhe rasti i dy vajzave shqiptare, të cilat janë kthyer në lajm në mediat gjermane.

Iris dhe Amela, janë punësuar tashmë në një azil të moshuarish në Gjermani, pas 4 muajve trajnim në Kryqin e Kuq të Bavarisë.

Ato kanë shkuar në Gjermani me paragjykimin lidhur me faktin se do të kujdeseshin për të moshuarit. Por tashmë ky mendim ka ndryshuar…

 

Vajzat thonë se brenda pak javësh kanë gjetur punë, duke u befasuar, marrë shkas se në Shqipëri kalvari për të gjetur punë është një makth për çdo të papunë.

Kjo na befasoi. Në Shqipëri bëmë një kurs intensiv gjermanishteje për t’u përgatitur.
Oferta e punës, erdhi si një surprizë, unë me pak fjalë u bëmë për ujë të ftohtë. Ideja që do të punojë me të moshuar ishte një paragjykim i gabuar. Tani është e qartë për mua. E dua punën dhe jam shumë krenar për atë që bëj”, -thonë ato.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptaret ne gjermani shqiptaret ne gjermani

Sondazh

Poll