Politike

Rama ‘lan duart’ me vizat: Vendim politik, elektoral i Holandës

18 Prill 2019, 10:56 Nga DOSJA
Rama ‘lan duart’ me vizat: Vendim politik, elektoral i Holandës

Tiranë- Kryeministri Edi Rama për kërkesën e Holandës për rikthimit të vizave për shqiptarët  është shprehur se KE në dhjetor të vitit të kaluar ka nënvizuar se Shqipëria i plotëson 100% këto kritere. Rama ka theksuar se vizat nuk rikthehen dhe se shanset janë zero.

Një festë fyese në Tiranë për arsyet e atij vendimi dhe aspak përbuzëse për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi në kushtet kur ai vendim u përcoll në kanalet televizive si të ishte fundi i lëvizjes së lirë të shqiptarëve, ndërkohë që është një vendim thjeshtë dhe vetëm politik në vazhdën e një procesi elektoral në një vend si Holanda, ku nuk është sekret ka një zhvillim të vazhdueshëm të një politike intesive kundër zgjerimit dhe emigrantëve dhe shqiptarëve.

I pranishëm në seancën parlamentare, reagoi duke thënë që nuk ka asnjë kriter të përmbushur negativisht për ta adresuar këtë problematikë. Ministri holandez u shpreh me tone shumë pozitive në adresimin e këtyre pikave që do të përbënin këtë arsye objektive për t’u konsideruar vendimi. Duhet të ketë një rritje e qëndrueshme ose dyshimi i atyre që emigrojnë në mënyrë të parregullt. Fakti flet për rënie. Duhet që vendi që merret në shqyrtim të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare. Nuk ekziston! Duhet të konstatohet kthimi mbrapa në zbatimin e të gjithë kritereve kritike të përcaktuara për lëvizjen e lirë. KE në dhjetor të vitit të kaluar ka nënvizuar se Shqipëria i plotëson 100% këto kritere. Qeveria nuk ka dhënë asnjë shenjë për vendimin e marrë nga parlamenti. S’ka rikthim vizash për shqiptarët. Vendimi politik i Holandës është kundër emigrantëve.  Shanset janë zero.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kërkesa e holandës rikthimi i vizave per shqiptaret edi rama kërkesa e holandës rikthimi i vizave per shqiptaret

Sondazh

Poll