Politike

Vizat për Shqipërinë/ Rama: Vendim elektoral i Holandës. Opozita debate me Lleshajn për ‘Rinasin’

  • Rama ‘lan duart’ me vizat: Vendim politik, elektoral i Holandës
  • Hajdari-Ramës: Vendimi është shqetësues, t’i nuk mban përgjegjësi
  • Dy grupet parlamentare të PD dhe LSI, demokratët ende pa emër
  • Dy grupet parlamentare të “opozitës së re”, Soreca: Koha për dialog mes partive
  • Lefter Maliqi shpjegon ‘bojkotin’: Do pres zgjedhjet lokale, mund të krijohen të tjera
  • Grupet/ Alimadhi: Veprim i nxituar, Rudina Hajdari ta marrë më shtruar
  • Murrizi: Kontrata e aeroportit, gjobë për shqiptarët! Si del e keqja me Bashën…
  • Rikthehet Kuvendi. U prezantuan dy grupet e reja parlamentare. Hajdari dhe Musai kanë premtuar alternativë të re në politikën shqiptare. 10 deputetë nuk pranuan të futeshin në grupe. Lleshaj dha një tjetër version lidhur me cënimin e sigurisë kombëtare. Rama siguroi se vizat për Shqipërinë nuk do të hiqeshin. Rudina Hajdari e akuzoi se nuk mbante përgjegjësi.
    Featured image of article: Vizat për Shqipërinë/ Rama: Vendim elektoral i Holandës. Opozita debate me Lleshajn për ‘Rinasin’ Kuvendi
    Përditësuar:

    TIRANË– Seanca e sotme plenare ka nisur me zyrtarizimin e dy grupeve parlamentare të PD dhe LSI-së. Një prezantim të shkurtër bënë krerët e dy grupeve të reja parlamentare. Si Hajdari, ashtu edhe Musai kanë premtuar një frymë të re alternative në politikën e vendit. Pjesë e grupeve nuk u bënë 10 deputet. Për Dosja.al, Alimadhi tha se vendimi ishte i nxituar, ndërsa Maliqi u shpreh se do të priste. Kuvendi ka vijuar proceduar me interpelancën e kërkuar me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn lidhur me grabitjen në Rinas. Ministri Lleshaj ka dhënë një tjetër version lidhur me cënimin e sigurisë në vend. Pasi tha se me grabitjen ishte cënuar siguria e vendit, në foltoren e Kuvendit sot tha se diçka e tillë nuk ndodhte me 5 persona. Murrizi ka kërkuar të dijë shifrën e saktë të parave të vjedhura. Sipas tij, kontrata me koncensionarin ishte gjobë për shqiptarët. Debate në Kuvend u zhvilluan edhe lidhur me vendimin e parlamentit holandez për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama siguroi se diçka e tillë nuk do të ndodhte pasi raporti i KE-së në dhjetor të vitit të shkuar ishte 100% pozitiv. Gjithashtu Rama tha se vendimi i partive holandeze ishte elektoral. Rudina Hajdari ka replikuar me Ramën duke i thënë se ai nuk po mban përgjegjësi. Rama foli edhe për djegien e mandateve nga opozita dhe për shitblerjen e votës.

    ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

    Ora 16:39- Murrizi: Kontrata e aeroportit, gjobë për shqiptarët! Si del e keqja me Bashën…(kunja për kryedemokratin)

    Myslim Murrizi, rebeli demokrat në parlament, shpjegon ndryshimet në Kuvend me krijimin e grupeve të reja parlamentare. Murrizi thotë se grupi i PD prej 7 anëtarësh është i ligjshëm, dhe thumbon Bashën kur thotë se Rudina Hajdari u zgjodh me unanimet të plotë, duke “harruar kohën kur pronari i partisë zgjidhte kryetarin e grupit parlamentar.

    Ora 16:10- Alimadhi: Krijimi i grupeve? Veprim i nxituar, Rudina Hajdari ta marrë më shtruar

    Në një intervistë për Dosja.al, Alimadhi thotë se nuk është pjesë e grupit pasi ky veprim për të është i nxituar dhe për të rëndësi ka partia Balli Kombëtar.

    Ora 14:39- Kodheli del me elegancë kundër socialistëve për traun tek Rruga e Kombit: Deri në shtator tonazhet nga Kosova ishin 1.5 mln

    Duke folur për fluksin mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe marrëdhënieve që po bëhen sipas saj, më të prekshme, Mimi Kodheli zgjodhi një statistikë të gjymtuar për vitin 2018.

    Ora 13:31- Rama: Në Itali ka deputetë të dënuar për lidhje me mafian, votat s’shpallen të pavlefshme

    Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në seancën plenare të sotme tha se djegia e mandateve nga ana e opozitës është një vendim, i cili nuk do të pranohet nga askush, pasi është një gjë e re edhe në vetë Partinë Demokratike.

    Ora 13:26- Vizat/Hajdari i kthehet Ramës: Vendimi është shqetësues, t’i nuk mban përgjegjësi

    Deputetja Rudina Hajadari ka replikuar ndaj kryeministrit për këtë çështja  dhe është shprehur se ai nuk mban përgjegjësi për këtë vendim shqetësues.

    Ora 13: 03- Grupet parlamentare të PD dhe LSI, Lefter Maliqi shpjegon ‘bojkotin’: Do pres zgjedhjet lokale, mund të krijohen të tjera

    Një ndër deputetët ‘rebelë’ nga radhët e PD-së që nuk pranoi të ishte pjesë e asnjë grupimi ishte Lefter Maliqi. Në një prononcim për Dosja.al, deputeti Maliqi shpjegoi edhe arsyet se përse nuk kishte pranuar që t’i bashkohej grupit parlamentar me 7 anëtarë.

    Ora 12:47- Gazi lotsjellës në protestat e opozitës/ Deputeti i PS: U ble nga Berisha, e keni ‘qef’ kriminalitetin

    Deputeti socialist inkurajoi policinë e shtetit për punën e bërë dhe qëndrimin e mbajtur gjatë protestave të opozitës, teksa theksoi se opozitës nuk i intereson kjo gjë, pasi sipas tij, atyre iu pëlqen kriminaliteti.

    Ora 12:34- Zyrtarizohen grupet parlametare të PD dhe LSI, kush janë 10 ‘rebelët’ që refuzuan të bëheshin pjesë (Emrat)

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Mirëpo edhe pse ‘opozita e re’ në Kuvend ka 23 deputetë, 10 prej tyre nuk kanë pranuar që të bëjnë pjesë në asnjë prej grupeve parlamentare.

    Ora 11:44- Vota e emigrantëve/ Ralf Gjoni “i përvishet” Ballës: Sa vjet keni në krevat me PD-në? Ne s’kemi axhendë të fshehtë

    Për votën e emigrantëve deputeti Ralf Gjoni ka replikuar ndaj Taulant Ballës dhe i ka theksuar se partia e tij ka shumë vite në pushtet por nuk ka bërë asnjë gjë për këtë çështje.

    Ora 11:28- Nimet Musai premtues para LSI-stave: Ne të pavarurit do të jemi aktorë politikë të dorës së parë

    Nimet Musai, i zgjedhur si kryetar i grupit parlamentar të deputëtëve të rinj të pavarur të Lëvizjes Socialistë për Integrim, ka përgëzuar “homologen”, Rudina Hajdari dhe është zotuar se ky grup do të jetë një aktor i fortë politik.

    Ora 11:11- Zotimi i fortë i Rudina Hajdarit: Do ndryshojmë sistemin e kalbur politik, do denoncojmë skandalet, do jemi alternative

    Kryetarja e grupit parlamentar të deputetëve të rinj të Partisë Demokratike në Kuvend, Rudina Hajdari është zotuar sot në foltore se grupi i ri i PD do të ndryshojë sistemin politik dhe do të mbështesë punën për Reformën Zgjedhore. Hajdari tha se grupi i ri është kundër ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008.

    Ora 11:05- Murrizi: Grabitja ka pasur kallauz nga brenda, FNSH-të rastësisht në aeroport

    Deputeti i përjashtuar nga PD, Myslim Murrizi në fjalën e tij në Kuvend ka kërkuar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj një shifër të saktë të parave të vjedhura nga grabitja në Rinas. Më tej në fjalën e tij, Murrizi u shpreh se sinjalizuesit e grabitësve ishin punonjës të aeroportit të Rinasit.

    Ora 10:34: Grabitja në Rinas/ S’gjen qetësi me versionet Lleshaj: Siguria Kombëtare s’cënohet nga 5 persona

    Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar për grabitjen në Rinas se siguria kombëtare s’cënohet nga 5 persona.

    Ora 10:22: Thirri interpelancë urgjente, mazhoranca “nuk ia var” Ralf Gjonit, kërkon ndihmën e Ruçit

    Deputeti Ralf Gjoni i ka kërkuar ndihmë Gramoz Ruçit, kreut të Kuvendit që të vendosë qetësi pasi deputetët e tjerë në kuvend nuk e dëgjonin.

    Ora 10:15: Zyrtarizohen dy grupet parlamentare të PD dhe LSI, demokratët ende pa emër

    Zyrtarizohen dy grupet e reja parlamentare të PD dhe LSI. Në krye të grupit të PD është vendosur Rudina Hajdari, ndërsa në krye të LSI-së është Nimet Musai.

    Dy ditë më parë Parlamenti Holandez, ka votuar ‘PRO’  kërkesës së 5 grupeve parlamentare, VVD, CDA, SP, CU dhe PVV(Lexo këtu) që detyrojnë qeverinë t’i kërkojë Komisionit Europian rikthimin e vizave për Shqipërinë, me argumentin se shifrat e krimit të organizuar të dominuar nga shqiptarët në Holandë kanë ardhur në rritje.

    (k.m./j.v/a.m./dosja.al)

    Shto Koment