Politike

Gazi lotsjellës në protestat e opozitës/ Deputeti i PS: U ble nga Berisha, e keni ‘qejf’ kriminalitetin

18 Prill 2019, 10:47 Nga DOSJA
Gazi lotsjellës në protestat e opozitës/ Deputeti i PS: U ble nga

TIRANË- Deputeti socilalist Pjerin Ndreu gjatë fjalës së tij në seancën e sotme paralamentare tha se gazi lotsjellës që u përdor në protestë, u ble nga Sali Berisha. 

Ai inkurajoi policinë e shtetit për punën e bërë dhe qëndrimin e mbajtur gjatë protestave të opozitës, teksa theksoi se opozitës nuk i intereson kjo gjë, pasi sipas tij, atyre iu pëlqen kriminaliteti.

“Gazin lotsjellës e ka blerë vetë Sali Berisha. Unë e inkuajoj policinë e shtetit se po bën punën e vet. Opozita do që policia të jetë jashtë funksionit, pasi iu pëlqen shumë kriminaliteti. Kërkoj nga pozita që është parlament dhe nga media që çdo krim, të bëhet një emision, të heqin dorë. Lufta antikrimi  bëhet me përfshirjen e gjithë institucioneve dhe nuk bëhet vetëm me policinë. Nuk është e munudr që policia të ketë barrën e madhe për suksesin e luftës anti-krim”, u shpreh deputeti Pjerin Ndreu.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazi lotsjellës pjerin ndreu seanca plenare 18 prill 2019 gazi lotsjellës pjerin ndreu seanca plenare 18 prill 2019

Sondazh

Poll