Politike

Zyrtarizohen grupet parlametare të PD dhe LSI, kush janë 10 ‘rebelët’ që refuzuan të bëheshin pjesë (Emrat)

18 Prill 2019, 10:34 Nga DOSJA
Zyrtarizohen grupet parlametare të PD dhe LSI, kush janë 10

TIRANË– Ditën e sotme gjatë seancës së sotme parlamentare, ‘opozita e re’ ka zyrtarizuar dy grupet parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialistë për Integrim. (Lexo këtu)

Mirëpo edhe pse ‘opozita e re’ në Kuvend ka 23 deputetë, 10 prej tyre nuk kanë pranuar që të bëjnë pjesë në asnjë prej grupeve parlamentare.

Kush janë 10 ‘rebelët’ që nuk pranojnë grupimet?

Grupi parlamentar demokrat (ende pa emër): Rudina Hajdari (kryetare); Myslim Murrizi;  Korab Lita; Arben Elezi; Arlind Çarçani; Halit Jakimi dhe Alban Zeneli.

Mungon: Ligoraq Karamelo, Lefter Maliqi, Adriatik Alimadhi dhe Majlinda Halilaj.

Grupi i deputetëve ‘Të pavarur’: Nimet Musai (kryetar); Edlira Hyseni; Enver Roshi; Ralf Gjoni; Ediola Braha; Ylli Shehu dhe Aurora Mara.

Mungon: Lefter Koka, Eneda Koçiraj, Ediola Braha, Edmond Rrushi, Elda Hoti dhe Ambra Borova.

Por ajo që vihet re në faqen zyrtarë të Kuvendit është se edhe pse ende pa emër, grupi i PD është pagëzuar me emërtimin “Demokrat”. Ndërkohë që gjatë fjalës së saj në Kuvend kryetarja e këtij grupi përdori togfjalëshin “deputetët e rinj”. Gjithashtu në grupin e PD-së në faqen e Kuvendit mungon Arlind Çarçani, ndërsa në grupin e LSI-së, mungon Ediola Braha. Problemi është që në grupe rezultojnë vetëm 6 anëtarë, kur një tillë nuk mund të krijohet pa minimumi 7 deputetë.

Sa i përket deputetëve që nuk bëjnë pjesë në asnjë prej grupeve parlamentare, Kuvendi i ka ‘zhdukur’ nga faqja e tij duke mos i vendosur as në grupin e deputetëve pa parti ku qëndron Tom Doshi, Gjetan Gjetani, Reme Lala dhe Elena Xhina.

Mesa duket derisa deputetët ‘rebelë’ të futen në një grup të Kuvendit, ata nuk do ta meritojnë një vend në faqen zyrtare të institucionit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites grupet e reja parlamentare lsi opozita e re pd seanca plenare 18 prill 2019 djegia e mandateve te opozites grupet e reja parlamentare lsi opozita e re pd seanca plenare 18 prill 2019

Sondazh

Poll