Aktualitet

Rikthimi i vizave nga Holanda/ Mediat greke ‘fërkojnë duart’: Shqipëria paguan për mëkatet e saj

18 Prill 2019, 07:59 Nga DOSJA
Rikthimi i vizave nga Holanda/ Mediat greke ‘fërkojnë

Dy ditë më parë parlementi holandez votoi “pro” kërkesës së 5 grupeve parlamentare që detyrojnë qeverinë t’i kërkojë Komisionit Europian rikthimin e vizave për Shqipërinë. (Lexo këtu)

Lajmi ka bërë bujë në të gjitha mediat shqiptare dhe jo vetëm. Edhe mediat greke nuk kanë munguar në pasqyrimin e çështjes që shkaktoi shumë debate në vendin tonë. Në artikujt e tyre mediat greke kanë futur të gjitha reagimet e politikës, duke filluar që nga opozita deri tek reagimet e ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakajt.

Edhe pse shumë ‘korrekt’ në raportimin e ngjarjes, mediat greke kanë luajtur me titullin duke e quajtur si shpagim fajesh, vendimin për rikthimin e vizave.

Shqipëria paguan për mëkatet e saj. Kush vend u inatos me ta dhe i ndëshkoi.

Kujtojmë që disa javë më parë kryeministri Edi Rama takoi në Kroaci homologun e tij grek, Aleksis Tsipras. Tsipras  ‘kërcënoi’ Ramën se nuk do ta mbështeste Shqipërinë në rrugën për çeljen e negociatave nëse nuk respektonte të drejtat e minoritetit grek.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama mediat greke rikthimi i vizave per shqiperine edi rama mediat greke rikthimi i vizave per shqiperine

Sondazh

Poll