Aktualitet

EMRAT/Mbyllen hetimet për Grabitjen e Rinasit, çështja shkon për gjykim

20 Tetor 2020, 08:26 Nga DOSJA
EMRAT/Mbyllen hetimet për Grabitjen e Rinasit, çështja shkon

TIRANË- Prokuroria ka mbyllur hetimet për grabitjen e Rinasit në 2019. Çështja tashmë i ka kaluar Gjykatës për ndërsa të pandehurit për vjedhjen e disa miliona eurove janë tetë.

Të pandehurit në këtë çështje janë: Eldi Çala, Klement Çala, Oltion Veseli, Renaldo Sula, Elton Pikli, Alkond Bengasi, të cilët janë nën masën e arrestit me burg përveç Talo Çelës, i cili është në arrati.

Gjykata ka vendosur që të pushojë akuzën për Ragip Hajdinin pasi ndërroi jetë pak kohë më parë nga një sëmundje.

Grabitja spektakolare në Rinas, ndodhi mesditën e 9 prillit të 2019. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi 4.6 milionë euro që do të transportoheshin drejt Vienës. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit pati edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili njihej si ‘truri’ i grabitjeve.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alkond bengasi eldi cala grabitja e rinasit oltion veseli renaldo sula talo çelës alkond bengasi eldi cala grabitja e rinasit oltion veseli renaldo sula talo çelës

Sondazh

Poll