Aktualitet

Kishte kthyer lokalin në një ‘mini kazino’, arrestohet 45-vjeçari në Kukës, shpallet në kërkim pronari i subjektit

20 Tetor 2020, 07:50 Nga DOSJA
Kishte kthyer lokalin në një ‘mini kazino’, arrestohet

KUKËSPolicia e Kukësit ka arrestuar ditën e sotme shtetasin I. M., 45 vjeç, banues në Krumë, pasi u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit në ambientet e një lokali në Kukës. Sipas policisë në kërkim është shpallur dhe pronari i biznesit shtetasi J. Sh., 41 vjeç. Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar kanë gjetur dhe kanë sekuestruar 4 kompjuterë, njëri prej tyre me programe për bastet sportive, si dhe pajisje të tjera që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kukës/ Goditet një rast i zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër. Shërbimet e DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit,  kanë ushtruar kontrolle në lokale e ambiente të ndryshme dhe si rezultat kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin bar-kafe në pronësi të shtetasit J. Sh., ku ishte i punësuar në mënyrë të parregullt shtetasi I. M., kanë gjetur dhe sekuestruar 4 kompjuterë (njëri prej tyre me programe për bastet sportive) dhe pajisje të tjera që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 45 vjeç, banues në Krumë, Has dhe u shpall në kërkim pronari i subjektit, shtetasi J. Sh., 41 vjeç, banues në Krumë, Has. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurve” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arretsohet 45 vjecari ne kukes arretsohet 45 vjecari ne kukes

Sondazh

Poll