Sport

Sot në mbrëmje, rikthehet Champions League

20 Tetor 2020, 07:03 Nga DOSJA
Sot në mbrëmje, rikthehet Champions League

FRANCE – Sot rikthehet futbolli më i bukur në Europë, ai i Champions Leagues në sezonin e saj të ri. Pa dyshim që në aktivitetin më të madh të klubeve, të gjithë kanë kuriozitetin se çfarë mund të ndodh, aq më tepër në një situatë të tillë pandemie, ku gjërat janë gjithmonë e më të paparashikueshme.

Në tapetin e gjelbër, mbrëmjen e sotme, do të zbresin ekipe si Barcelona, Juventus, PSG, Mançester Junajtid, si edhe Çelsi dhe Sevija. Kujtojmë që Champions League në këtë edicion të ri 2020/2021, rikthehet vetëm 2 muaj nga mbyllja e edicionit të shkuar, një ngjeshje kjo për shkak të situatave që po përjetojmë.

Supersfida e mbrëmjes së sotme është ajo mes Paris SG-së dhe Mançester Junajtid, ndërkohë që duele tepër interesante janë edhe ato mes Çelsit dhe Sevijas, si dhe Lacio-Dortmund.

PËRBALLJET E SOTME:
GRUPI E
Çelsi – Sevija (21:00)
Rene – Krasnodar (21:00

GRUPI F
Lacio – Borusia Dortmund (21:00)
Zenit – Klub Bruzh (18:55)

GRUPI G
Dinamo Kiev – Juventus (18:55)
Barcelona – Ferencvarosh (21:00)

GRUPI H
PSG – Mançester Junajtid (21:00)
Lajpcig – Bashaksehir (21:00)

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league liga e kampioneve champions league liga e kampioneve

Sondazh

Poll