Sport

Futbolli nuk ka moshë, në Egjipt thyhet rekordi nga futbollisti 74-vjeçar

19 Tetor 2020, 19:43 Nga DOSJA
Futbolli nuk ka moshë, në Egjipt thyhet rekordi nga futbollisti

EGJIPT – Pak kush do të kishte menduar ndonjëherë, se në botën e futbollit profesionist ekziston edhe një lojtar 74-vjecar. Bëhet fjalë për egjiptianin Ezeldin Bahader, i cili ka thyer dhe rekordin e famshëm “Guinness” në fillim të këtij viti, diçka e veçantë që nuk kishte ndodh më parë. Por për t’u celebruar, gjithçka u shty për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit, që ndali futbollin edhe në Egjipt, ashtu si kudo.

I aktivizuar tek ekipi lokal i kategorisë së tretë, kundër El Ayat Sports, më 6 tetor, ku shënoi edhe gol. Veterani plotësoi kriteret e kërkuara nga Rekordet Botërore “Guinness”, në mënyrë që të konsiderohej zyrtarisht si lojtari më i vjetër në botë.

“Ëndërroj të jem në gjendje të thyej rekordin tim edhe një herë, vetëm për ta bërë garën pak më të vështirë,” – u tha Bahader gazetarëve, pasi theu rekordin e izraelitit 73-vjeçar, Isaak Hayik.

Bahader, i cili mbush 75 vjeç më 5 nëntor, mund ta përmirësojë rekordin e tij, megjithëse për këtë do t’i duhet të gjejë një punëdhënës të ri, pasi i ka mbaruar kontrata më 6 tetor, pas ndeshjes.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport egjipt guinness egjipt guinness

Sondazh

Poll