Sport

Eriksen nuk po ambjentohet dot me skemat e Conte-s, danezi gati të largohet që në muajin janar

19 Tetor 2020, 19:08 Nga DOSJA
Eriksen nuk po ambjentohet dot me skemat e Conte-s, danezi gati të largohet

ITALI– Christian Eriksen po rezulton një dështim te skuadra e Interit. Mesfushori i ardhur nga skuadra e Tottenham nuk po ambjentohet dot me skemat e Antonio Conte-s dhe tani duket se danezi po bën gati valixhet për të gjetur një tjetër destinacion.

Për mesfushorin ka interesim nga Borussia Dortmund por edhe nga PSG. Francezët e donin që kur ishte te Tottenham, por shpresoi që të dilte lojtar i lirë dhe më pas të futej në garë.Tani i duhet të bindë Interin për ta blerë mesfushorin.

Trajneri Thomas Tuchel e pëlqen atë dhe do e donte ta kishte në skuadër. SportMediaset raporton se në janar pritet që PSG të rinisë sërish sulmin për ta marrë mesfushorin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport conte eriksen inter psg conte eriksen inter psg

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2020, 09:23

Duka: “Futbolli do të fillojë, por”…

TIRANE – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Rektori i i Universitetit të Sporteve, Agon Kasa, kanë zhvilluar një takim bashkëpunimi, për të kontr...