Sport

Kuman: “Ju tregoj përse Mesi është më i miri”

19 Tetor 2020, 19:59 Nga DOSJA
Kuman: “Ju tregoj përse Mesi është më i miri”

SPANJE – Ronald Kuman, trajneri holandez i Barcelonës, në një interivstë për UEFA-n, prek situatën delikate të ekipit të tij dhe pikën kyçe që lidhet sigurisht me emrin e Lionel Mesit. Sipas tij, ai është vërtetë lojtari më i mire në botë, por që ai të vazhdojë të jetë i tillë, duhet të vrapojnë shumë të tjerët.

“Ndonjëherë trajneri vihet në pozita të vështira sa i përket zgjedhjeve, por nuk duhet të harrojmë se futbolli luhet ende 11 kundër 11. Duke u nisur nga ky fakt, ne na duhet ende të përmirësojmë organizimin tonë si skuadër. Unë jam i vetëdijshëm që ne kemi Mesin në ekip, por që ai të shprehet sa më mire, të tjerët duhet të vrapojnë edhe më shumë. Kjo do të thotë që çdo lojtar duhet të zë hapësirat boshe që ai lë që ne të shfrytëzojmë aftësitë e tij,” – thotë Kuman, i pyetur rreth yllit argjentinas, që gjatë merkatos ishte pika e dobët e skuadrës “blaugrana” që nga koha kur ai ka ardhur në Spanjë 17 vite më parë.

“U bë tre javë që stërvis Mesin, së bashku me skuadrën dhe mund të them që ia njoh shumë mire cilësitë e rralla. Vlen për t’u përmendur se ai angazhohet shumë në stërvitje. Dua të theksoj se ai është më i miri, pasi në fushën e lojës është shumë i lehtë dhe shumë inteligjent. Leo i sheh zgjidhjet më të mira gjatë organizimit të lojës shumë shpejt dhe nuk duhet të harrojmë që të shohësh është një gjë dhe ta realizosh atë që sheh është një gjë tjetër.”
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona lionel messi ronald koeman barcelona lionel messi ronald koeman

Sondazh

Poll