Sport

Ish-futbollisti Partizanit, me urgjencë në spital nga Covid-19

19 Tetor 2020, 19:30 Nga DOSJA
Ish-futbollisti Partizanit, me urgjencë në spital nga Covid-19

TURQI – Ish-futbolliati i Partizanit, Kaleb Ekuban, ka përfunduar në spital pas komplikimit të situatës së tij me koronavirusin. Këtë lajm e ka pubikuar vetë skuadra e tij turke Trabzospor. Sipas njoftimit të skuadrës ai është infektuar gjatë kësaj periudhe të grumbullimit me përfaqësuesen e tij të Ganës. Ditën e fundit ai ka patur temperaturë të lartë dhe për këtë arsye është dërguar me urgjencë në spital.

NJOFTIMI I SKUADRES SE TRABZONSPORIT
“Pasi futbollisti ynë, Kaleb Ekuban, u kthye nga grumbullimi i kombëtares së Ganës më 13 tetor, u mësua se shoku i tij i dhomës në grumbullim ishte pozitiv me COVID-19. Lojtari ynë ishte izoluar për shkak se kishte qenë në kontakt me një të infektuar. Ai u trajtua në spital për faktin se kishte temperaturë të lartë. Dy testet e para të bëra dolën negativë. Futbollisti ynë, i cili doli pozitiv me 17 tetor, u dërgua më pas në izolim në shtëpi e tij, ku edhe po trajtohet.”
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport caleb ekuba partizani trabzonspor caleb ekuba partizani trabzonspor

Sondazh

Poll