Sport

Xhokoviç, “leksione tenisi” për fëmijët në rrugë

19 Tetor 2020, 17:55 Nga DOSJA
Xhokoviç, “leksione tenisi” për fëmijët

BEOGRAD – Tenisti numër një në botë, Novak Xhokoviç është vlerësuar për gjestin e tij jashtë fushës, pasi dha një mësim të improvizuar tenisi për fëmijët në rrugët e Beogradit.

33-vjeçari serb, i cili u kthye në vendin e tij pasi humbi finalen e “Open French” nga spanjoli Rafael Nadal, u pa duke dhënë këshilla tenisi për një grup fëmijësh, ndërsa shëtiste qenin e tij në një rrugë në Beograd.

Fituesi 17 Grand Slame-ve, u fotografua duke udhëzuar një djalë, se si duhet të përdorte raketën e tenisit, ndërsa ishte i rrethuar nga fëmijë të tjerë, të cilët me bindje dëgjonin këshillat e kampionit.

Djali që praktikoi pak, nën tutelën e Xhokoviçit, me krenari i tregoi aftësitë e tij yllit më të ndritshëm të Serbisë, i cili me shumë gjasa në fund të vitit, do të sigurojë për të gjashtën herë numrin një në renditjen botërore të tenisit.

“Leksioni” i improvizuar i Xhokoviçit me fëmijët, u shpërnda gjerësisht në mediat sociale, ku tifozët përshëndetën idhullin e tyre për “mirësinë dhe humanizmin” e tij.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport beograd novak xhokovic rafael nadal tenis beograd novak xhokovic rafael nadal tenis

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2020, 09:23

Duka: “Futbolli do të fillojë, por”…

TIRANE – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Rektori i i Universitetit të Sporteve, Agon Kasa, kanë zhvilluar një takim bashkëpunimi, për të kontr...