Sport

Myrto Uzuni humbet transfertën e Barcelonës dhe përballjen me Messin, zbulohet arsyeja

19 Tetor 2020, 17:26 Nga DOSJA
Myrto Uzuni humbet transfertën e Barcelonës dhe përballjen me

HUNGARI-Myrto Uzuni nuk do të jetë i pranishëm në sfidën kundër Barcelonës. Sulmuesi i Kombëtares por edhe i Ferencvaros ka rezultuar me COVID-19! Lajmin e konfirmoi menaxheir i tij Franci Bode, i cili ka qetësuar të gjithë, duke treguar se lojtari nuk ka simptoma. “Për fat të keq, testi thotë që është pozitiv dhe nuk mund të luajë.

Testi i parë doli negativ, por i dyti doli pozitiv dhe ai duhet të qëndrojë i izoluar. Për fat të mirë, nuk ka asgjë shqetësuese nga pikëpamja shëndetësore, thjesht duhet të presë sa të dalë negativ dy herë në test për t’u kthyer përsëri në fushë për të treguar atë që di të bëjë më mirë”, tha Bode, Uzuni kishte qenë një nga figurat kryesore në kualifikimin e Ferencvaros në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, pasi me golat e tij ndaj Dinamos së Zagrebit dhe Molde siguroi kualifikimin historik të kampiones së Hungarisë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ferencvaros uzuni ferencvaros uzuni

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2020, 09:23

Duka: “Futbolli do të fillojë, por”…

TIRANE – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Rektori i i Universitetit të Sporteve, Agon Kasa, kanë zhvilluar një takim bashkëpunimi, për të kontr...