Sport

Pas qeverisë së Kosovës, Robin Krasniqi vlerësohet nga Erion Veliaj, boksieri merr “Çelësin e Qytetit”

19 Tetor 2020, 17:09 Nga DOSJA
Pas qeverisë së Kosovës, Robin Krasniqi vlerësohet nga Erion

TIRANË-Disa ditë më parë Robin Krasniqi u shpall kampion bote për peshat e mesme në kategoritë WBA dhe IBO. Boksieri shqiptar ia doli të mund kundërshtarin gjerman, ndërsa nga gjithë ky sukses i madh, Robin Krasniqi është vlerësuar nga qeveria e Kosovës, ndërsa ditën e sotme, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i dhuroi “Çelësin e Qytetit”. Erion Veliaj shprehu vlerësimet më të larta dhe mirënjohjen e veçantë për titullin që bën sot krenar çdo shqiptar.

“Jam shumë i lumtur që Robin Krasniqi, kampioni ynë i botës, i krejt shqiptarisë, na ka respektuar qytetin. Ti na ke bërë krenar! Historia jote më bëri shumë përshtypje, është historia e dikujt që nuk ka fituar me të parën dhe nuk i ka shkuar jeta fjollë, por që është rrëzuar, është ngritur, është rrëzuar, është ringritur dhe sot është kampion bote. Historia jote frymëzon djem dhe vajza të rinj, të cilët duhet të kuptojnë se, suksesi nuk vjen në ndeshjen e parë, suksesin nuk ta sjellë baba ose nëna me njohje, me pasuri, me parti ose me politikë, por vjen nga ata që përpiqen, përpiqen, përpiqen dhe nuk dorëzohen”, u shpreh Veliaj.

Vetë kampioni i botës, Krasniqi u shpreh mjaft i emocionuar për këtë vlerësim. Fituesi që ka një bilanc prej 51 fitoresh dhe vetëm 6 humbje gjatë karrierës së tij tregoi se ndihet i nderuar.

“Dua t’ju falenderoj përzemërsisht! Jam shumë, shumë i lumtur që kthehem pas 21 vitesh. Dikur isha një emigrant. Jam shumë krenar dhe shumë i emocionuar që në kryeqytetin e Shqipërisë së madhe, në Tiranë, i biem dy tituj të botës dhe është një nder shumë i madh ta marr këtë Çelës. Kam shumë kujtime të mira nga Tirana, shoh sesa ka ndryshuar, por është një nder, një respekt, një krenari e madhe ta marr këtë çmim”, u shpreh ai.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport erion veliaj robin krasniqi erion veliaj robin krasniqi

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2020, 09:23

Duka: “Futbolli do të fillojë, por”…

TIRANE – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Rektori i i Universitetit të Sporteve, Agon Kasa, kanë zhvilluar një takim bashkëpunimi, për të kontr...

Sport 19 Tetor 2020, 09:10

Lici, dorëhiqet si administrator i Vllaznisë

SHKODER – Në Shkodër ndodhi ajo që pritej prej kohësh. Suad Lici, me gjasë nuk do të jetë më administrator i skuadrës së futbollit Vllaznia. Ish-futbollis...