Sport

“Do e presim Van Dijk si një grua e mirë që pret burrin në burg”, Klopp bën komentin epik pas dëmtimit të mbrojtësit

19 Tetor 2020, 20:12 Nga DOSJA
“Do e presim Van Dijk si një grua e mirë që pret burrin

ANGLI– Van Dijk pësoi një dëmtim të rëndë në derbin kundër Everton, duke humbur kështu të gjithë sezonin. Një mungesë që pritet të peshojë shumë në repartin e mbrojtjes, me trajnerin Jurgen Klopp që do të jetë i kushtëzuar me zgjedhjet.

Trajneri gjerman njihet për deklaratat e tij epike dhe nuk kishte si të mungonte as këtë herë, duke e krahasuar pritjen e Liverpulit për Van Dijk me atë të një gruaje që pret burrin e saj të dalë nga burgu. “Është gjithmonë e njëjta gjë, lojtarët duan të jenë vetëm në momente të tilla.

Ne jemi atje për të. Van Dijk e di dhe ne do ta presim ashtu si një grua e mirë pret kur burri është në burg. Ndërkohë, do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë sa më të lehtë për të”, ka thënë Klop.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport jurgen klopp liverpool van dijk jurgen klopp liverpool van dijk

Sondazh

Poll