Politike

Skepticizmi i Ramës për integrimin në BE/ Soreca i përgjigjet nga Kukësi: Plotësoni kushtet, Shqipëria është afër… n

19 Tetor 2020, 10:46 Nga DOSJA
Skepticizmi i Ramës për integrimin në BE/ Soreca i

TIRANE– Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka komentuar sot deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili tha se “BE do të martohet me ne, po nuk na flet”. Gjatë një takimi me zyrtarë lokalë në qytetin e Kukësit, ambasadori thotë se kushti kryesor i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian është zbatimi i reformës në Drejtësi. “Shtetet anëtare të BE vazhdojnë flasin në KE për Shqipërinë. Qeveria është në dijeni të të gjithë proçesit. Shqipëria është afër BE, unë jam optimist dhe pragmatist. Kryesorja është plotësimi i kushteve dhe Reforma në Drejtësi. Do shohim sa do përmbushen kushtet dhe ngritja Kushtetuese”, tha mes të tjerave Soreca, duke iu përgjigjur kështu skepticizmit të kryeministrit Edi Rama.

Por pse u ngacmua Luigi Soreca?

Kryeministri Edi Rama ishte dje në Mynih, ku tha e përshkroi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian si një marrëdhënie të komplikuar në ‘çift’. Përmes batutave Rama tha Europa do të martohet me Shqipërinë por nga ana tjetër nuk i flet asaj. Kryeministrit theksoi se të privosh vendet nga anëtarësimi është e pakuptimtë, ndërsa në fund u bëri thirrje të pranishmëve që të vizitojnë Shqipërinë, duke u shprehur se për të huajt është vendi më i sigurt në Europë.

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama luigi soreca edi rama luigi soreca

Sondazh

Poll