Politike

Meta kundër gjobitjes për maskat, s’mbështet as Kryemadhin: Qytetarët të respektojnë rregullat! Zero shanse që të më

19 Tetor 2020, 08:37 Nga DOSJA
Meta kundër gjobitjes për maskat, s’mbështet as Kryemadhin:

TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama. Gjatë konferencës për mediat, fillimisht Presidenti i Republikës Ilir Meta, u duk se ka sulmuar fort kryetarin e opozitës Lulzim Basha. I pyetur nga gazetarët për ndërhyrjen e Metës tek roli i kryetarit të opozitës, Meta tha se është detyra e tij të mbrojë Kushtetutën, si “ushtar i parë i republikës”. Edhe pse nuk foli me emër për kryedemokratin, Meta tha “sa për atë zotërin i të bëjë aq sa bëri Izetbegoviç kur e morën peng”, duke i kërkuar të tregojë se kush e ka marrë peng. Por presidenca, mohon që fjala “peng” të jetë përdorur për Bashën. Në një reagim të mëvonshëm për mediat, Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit, sqaron se Presidenti e kishte me kryeministrin Edi Rama, fjalën “peng”.

Gjithashtu Presidenti Meta ka sfiduar edhe socialistët. I pyetur nga gazetarët, për thirrjen e deputetit Bujar Çela, i cili i kërkoi të enjten kryeprokurorir të Përgjithshëm, Olsian Çela të izolojë presidetin pasi ‘e ka mbushur kupën’, Meta tha se nuk shansë që të ndodhë kjo gjë.

Kreu i Shtetit, sfidoi socialistët që ta provojnë ta izolojnë presidentin, dhe ta shohin sesi do të kthehet referendumi për integrimin, në më të madhin që nga koha e Skënderbeut. Referuar mbajtjes së maskave me detyrim, Meta tha se është shkelje e të drejtave të qytetarëve që të gjobiten për këtë gjë, teksa u shpreh se as OSHEE-ja nuk ka të drejtë të ndërpresë energjinë elektrike, nëse qytetarët nuk arrijnë të paguajnë gjobat.

Presidenti Ilir Meta ka dalë kundër deklaratës së bashkëshortes së tij, kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim në lidhje me reagimin e saj për mbajtjen e maskave me detyrim. Ndryshe nga Kryemadhi që u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mos vendosin maska, Meta u kërkoi të kundërtën.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta takim me gazetaret ilir meta ilir meta takim me gazetaret

Sondazh

Poll