“E lanë vendin me male plehrash”/ Teliti i përgjigjet Ramës me shifra: Vëllimi i mbetjeve të trajtuara është rritur v
19 Tetor 2020, 07:33Nga DOSJA
TIRANË- Eksperti për Ekonominë pranë Partisë Demokratike, Dorjan Teliti i përgjigjur kryeministrit Edi Rama për çështjen e inceneratorëve. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Teliti është shprehur se pronari i vërtetë i tre inceneratorëve që kanë gllabëruar 75 milionë euro është Edi Rama. Ai sqaron më tej se vëllimi i mbetjeve të trajtuara në vitin 2019 është rritur vetëm 15%, ndërkohë që Rama po planifikon t’u marrë shqiptarëve 400 mln euro.
Reagimi i plotë:
ER pronari i vërtetë i 3 inceneratorëve që kanë gllabëruar deri më sot 75 milion euro nga paratë e taksave dhe s’kanë punuar kurrë, u thotë shqiptarëve se 37% më shumë shqiptarë mbulohen sot nga trajtimi i plehrave. E vërteta është krejt ndryshe! Vëllimi i mbetjeve të trajtuara në vitin 2019 është rritur vetëm 15%, ndonëse inceneratorët e Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt dhe Klodian Zotos u kanë marrë shqiptarëve 75 milion euro dhe planifikojnë t’u marrin edhe 400 milion euro të tjera në vitet në vijim.
Ky reagim i Telitit erdhi, pasi mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Ramapublikoi shifrat e sistemit të grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve, të cilat sipas tij nga viti 2013 e deri në 2020 janë rritur duke shkuar në 87.9%. Rama theksoi se këto të dhëna tregojnë përpjekjen e qeverisë që ka bërë për të mos e lënë vendin me male plehrash që ka qënë vite më parë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar shifrat e sistemit të grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve, të cilat nga viti 2013 e ...
TIRANE– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se pasuria e tij është e deklaruar që në vitin 2005 dhe çdo gjë është publike, ndaj ftoi kr...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në emisionin “Abc e Mëngjesit” edhe për PPP-të dhe koncesionet që sipas tij janë aferra korruptive. Ba...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar në emisionin “Abc e Mëngjesit” se nuk do të komentojë kurrë garën presidenciale në Shtet...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm kryedemokrati Lulzim Basha teksa ishte i ftuar në emisionin “Abc e Mëngjesit” në Abc News komentoi edhe deklaratën e kryeministri...
TIRANE– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se ditën e sotme do të dorëzojë në SPAK një padi për inceneratorët. Kryedemokrati tha se paratë ja...
TIRANË– Vijon debati në rrjet për inceneratorët… Gazetari Armand Shkullaku i ka kthyer përgjigje të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama, i cili i dedikoi...
TIRANË– Ish-deputeti i njohur Nard Ndoka, shpesh është bërë viral në rrjet për shkak të deklaratave të tij, të cilat jo pak herë janë kthyer në “meme”. I p...
PRISHTINË– Vetëm pak ditë më parë, ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin Joe Biden për president të SH...