Politike

Rival në politikë dhe në sport/ Rama tifoz i Juventusit, Basha i Bayern, kryedemokrati zbulon pasionin për skuadrën gjerman

19 Tetor 2020, 08:44 Nga DOSJA
Rival në politikë dhe në sport/ Rama tifoz i Juventusit, Basha i

TIRANE– Ashtu sikurse e ka pranuar dhe vetë kryeministri Edi Rama është tifoz i skuadrës italiane Juventus. Duket se dhe në sport Rama është në kah të kundërt me Bashën pasi kryedemokrati ka zbuluar se është tifoz që në vegjëli i Bayern.

‘Derbin Inter-Milan nuk e kam parë. Unë ndjek Bayern, jam tifoz që prej 6 apo 7 vjeç, ka kohë që ecin mirë. Tani kur them që jam tifoz i skuadrës së Bayern mos më prit që të bëj komplimente për skuadrën e Italisë.’- u shpreh Basha në intervistën e dhënë mëngjesin e sotëm për ‘Abcnews’.

Fakti që Rama është tifoz i skuadrës italiane Juventus, e përmend sa herë që i jepet mundësia apo kur luan skuadra e tij e zemrës. Kjo tifozeri kalon përtej të qenurit një ndjekës i rregullt i ndeshjeve të ekipit të tij të preferur, duke e personalizuar atë edhe në veshjet e tij.

Në politikë po, në sport po, shenjë horoskopi të kundërt, (gaforre dhe binjak) Rama dhe Basha nuk duket se kanë ndonjë pikë të përbashkët…mbase mund të kenë të njëjtën shije për ushqim….

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll