Politike

Rama i bën thirrje naftëtarëve të Ballshit: Ndërprisni grevën, jam i gatshëm të bisedojmë për këtë hall të përbash

19 Tetor 2020, 08:57 Nga DOSJA
Rama i bën thirrje naftëtarëve të Ballshit: Ndërprisni

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje publike për naftëtarët e Ballshit të cilët janë në grevë urie prej ditësh. Rama shkruan në Twitter se greva është e panevojshme e se është i gatshëm që të ulet dhë të bisedojë me ta.

Ai kërkon që të ndërpritet greva dhe të mos vazhdohet me presione dhe ultimatume pasi kjo nuk funksionon në asnjë familje.

U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan! I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm!’- shkruan Rama.

Naftëtarët e Ballshit janë në grevë urie prej ditësh ndërkohë që në 5 ditët e fundit, kanë qënë gratë naftëtare të uzinës që janë ngujuar duke e vazhduar grevën. Gjendja e tyre shëndetësore shfaqet problematike. Ato kërkojnë pagat e tyre të cilat kanë muaj pa iu dhënë, si dhe duan të rifillojnë punën në uzinë. Pranë tyre kanë shkuar deputetë të ndryshëm të Partisë Demokratike, vetë kreu Basha, ndërkohë që pak minuta më parë erdhi dhe reagimi i kryeministrit Rama.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama naftëtarët e ballshit edi rama naftëtarët e ballshit

Sondazh

Poll