Politike

Soreca në Kukës: Ka potencial të madh në zhvillimin ekonomik! I përgjigjet skepticizmit të Ramës për BE-në: Keqardhje,

19 Tetor 2020, 10:30 Nga DOSJA
Soreca në Kukës: Ka potencial të madh në zhvillimin

KUKËS- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ishte i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Kukësit prej nga tregoi arsyen se përse zgjodhi atë si vendin e parë për të nisur fazën e dytë të projektit ‘Europa është këtu’.

Soreca tha se Kukësi përfaqëson një potencial të madh për sa i përket zhvillimit ekonomik. Ndër të tjera ai shtoi se në momentin kur do të hapen negociatat me Shqipërinë, Kukësi dhe qytetet e tjera do të jenë pjesë e rëndësishme e proçesit.

Ndër të tjera, gjatë turit të tij në qytet Soreca ka folur dhe për aktualitetin politik, ku ka theksuar se ndjen keqardhje që nuk ka marrëveshje për Reformën Zgjedhore. Ai nënvizoi se maxhoranca po vijon punën pa konsensus. Soreca shtoi më tej se Shqipëria i ka plotësuar një pjesë të mirë të kushteve për integrimin, dhe realizimi i një marrëveshje zgjedhore me konsensus është prioritet për BE-në.

Referuar fjalëve të kryeministrit Edi Rama nga dje në Mynih i cili tha se “BE do të martohet me ne, po nuk na flet”, Soreca tha se kushti kryesor i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian është zbatimi i reformës në Drejtësi.

(j.v;a.b/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca reforma zgjedhore luigi soreca reforma zgjedhore

Sondazh

Poll