Politike

Rama publikon shifrat e grumbullimit të mbetjeve: Ata që e lanë vendin me male plehrash në çdo qytet, tani vënë kujën

19 Tetor 2020, 07:29 Nga DOSJA
Rama publikon shifrat e grumbullimit të mbetjeve: Ata që e lanë

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar shifrat e sistemit të grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve, të cilat nga viti 2013 e deri në 2020 janë rritur duke shkuar në 87.9%.

Rama shkruan se këto të dhëna tregojnë përpjekjen e qeverisë që ka bërë për të mos e lënë vendin me male plehrash që ka qënë vite më parë.

‘MIRËMËNGJES. dhe me këto të dhëna kuptimplota të përparimit që kemi bërë në drejtim të ngritjes së një sistemi grumbullimi e përpunimi të mbetjeve, duke vazhduar përpjekjet më tutje ndërkohë që ata të cilët e lanë vendin në gjendjen e mosozotshme me male plehrash në çdo qytet, kanë vënë kujën për ta mbuluar diellin me shoshë, ju uroj një javë të mbarë.’- shkruan Rama.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll