Politike

Çështja e detit/ Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias nesër në Tiranë, takime me Ramën, Cakajn dhe Metën

19 Tetor 2020, 07:51 Nga DOSJA
Çështja e detit/ Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias

TIRANË- Ditën e nesërme, rreth orës 11:00 ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të mbërrijë në Tiranë, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare. Fillimisht ministri grek do të takohet me homologun e tij Gent Cakaj, në ministrinë e Jashtme, më pas do të shkojë në Kryeministri, ku do të  ketë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Më pas diplomati grek do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta.

Ndërkohë mediet greke shkruajnë se gjatë takimeve në qendër të diskutimeve do të jetë çështja e zgjidhjes së kufijve detarë dhe përcaktimi i zonës ekonomike ekskluzive në detin Jon.

Çështja është pezull që nga viti 2009 kur të dy vendet nënshkruan marrëveshjen, e cila më vonë u anulua nga gjykata kushtetuese shqiptare. Nikos Dendias vizitoi Kosovën javën e kaluar dhe, ndër të tjera, u përpoq të hetojë me udhëheqjen e kosovarëve shqiptarë nëse çështja Zonës Ekskluzive Ekonomike mund të vazhdojë normalisht me Shqipërinë, pa ndërhyrjen e Turqisë.”, shkruajnë mediet greke. 

Çështja e detit: 

Pak muaj më parë  kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se Greqia ka gati projektligjin për zgjerimin me 12 milje në Perëndim të Detit Jon, dhe për këtë do të vijë në Shqipëri edhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias. 12 miljet që do të merren nga Greqia, i përkasin ujërave të përbashkëta dhe jo atyre territoriale. Në zbatim të Konventës së Montego Bayt, Greqia, ashtu si çdo vend, ka të drejtë të zgjerohet me 12 milje në ujërat e përbashkëta. Shqipëria zgjerimin me 12 milje e ka realizuar që në vitin 1990. Por, sërish ky lajm është hasur në paqartësi në Shqipëri, për shkak edhe të konfuzionit për një marrëveshje për kufirin detar, (që mungon), mes dy vendeve. Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se nuk ka asnjë marrëveshje që pas ndryshimit të qeverive në Greqi. Ndërkohë nga opozita nuk kanë munguar akuzat.

J.V/Disja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta nikos dendias ne tirane edi rama ilir meta nikos dendias ne tirane

Sondazh

Poll