Politike

Ka persona të afërt me COVID? Lulzim Basha përgjigjet i prerë: A ka njeri që nuk ka? Virusi ndodhet mes nesh

19 Tetor 2020, 09:52 Nga DOSJA
Ka persona të afërt me COVID? Lulzim Basha përgjigjet i

TIRANE– Lulzim Basha ka zbuluar se ka njerëz të afërt që janë infektuar me COVID-19. Kreu i Partisë Demokratike gjatë intervistës në ‘Abcnews’ u pyet se përse mban kaq shumë qëndrim ndaj takimit me njerëzit, duke qënë se nuk erdhi as në studio, apo dhe për mbajtjen e maskës që e ka të pandashme në konferencat për media.

Basha tregoi se çdo njëri nga ne ka dikë të njohur që është infektuar me COVID, e se nuk duhen kërkuar masa nga qeveria kur shumë mirë mund të merren dhe vetë.

Pjese nga biseda në studio:

Enkel Demi: Ju thatë që lidhja njësoj bëhet, më mirë të qëndrojmë në zyrë. Dhe në konferenca shtypi dilni me maskë. Ju mbani dhe distancë. Keni dikë të afërm që është prekur nga virusi?

Lulzim Basha: A ka njeri që nuk ka të afërm, koleg, miq, të prekur nga COVID në Shqipëri? Padiskutim që ai ndodhet mes nesh, është detyra ime në rradhë të parë të marr masa sepse ju e dini fare mirë që ne bëjmë çdo gjë për të shkëputur zinxhirin e transmetimit. Kjo është një nga detyrat kryesore. Nuk mund të kërkoj masa nga qeveria dhe të mos marr asnjë për vete.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha në abc news lulzim basha në abc news

Sondazh

Poll