Politike

Paralajmëron padi për Braçen/ I tha se ka blerë shtëpi 500,000 euro në Palasë, Basha: E kam deklaruar pasurinë që në 2

19 Tetor 2020, 07:17 Nga DOSJA
Paralajmëron padi për Braçen/ I tha se ka blerë

TIRANE– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se pasuria e tij është e deklaruar që në vitin 2005 dhe çdo gjë është publike, ndaj ftoi kryeministrin Rama që t’i hetojë pasuritë e tij sepse policinë dhe prokurorinë e ka vetë.

Pasuria ime është e deklaruar që në vitin 2005. E gjitha është një fushatë që ka për qëllim baltosjen time për të më penguar në mbrojtjen e interesit të qytetarëve. Të ardhurat e mia dhe pasuria ime kanë qenë të deklaruara që në vitin 2005. Kanë polici e prokurori, aty i kanë le ti hetojnë. Asnjëherë s’kam qenë, jo asnjëher s’kam qenë, hajde atëherë akuzat ishin pse kisha kaq shumë të ardhura, sot thonë, por sido që të jetë e gjitha është një fushatë e cila ka për qëllim baltosjen time për të më shmangur apo për të më ndalur në bërjen e detyrës sime që është pikërisht mbrojtja e interesit të qytetarëve dhe propozimi për të çuar paratë e shqiptarëve aty ku kanë nevojë shqiptarët., përmbylli ai.

Kjo deklaratë vjen pas akuzave të zëvendës kryeministrit Erjon Braçe pasi është shprehur se Basha ka blerë shtëpi në Palasë me vlerën e 500,000 eurove. Në fund Basha paralajmëroi se do të bëjë padi penale dhe për Braçen, për shpifje.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon brace lulzim basha në abc news erjon brace lulzim basha në abc news

Sondazh

Poll