Politike

PPP dhe koncensionet/ Basha: Do ti nënshtrohen Ligjit Antimafia. Kush ka shkelur ligjin, para drejtësisë

19 Tetor 2020, 07:11 Nga DOSJA
PPP dhe koncensionet/ Basha: Do ti nënshtrohen Ligjit Antimafia. Kush ka

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në emisionin “Abc e Mëngjesit” edhe për PPP-të dhe koncesionet që sipas tij janë aferra korruptive. Basha tha se të gjithë ata që janë përfshirë në këto aferra do të përballen me ligjin. Sipas tij të korruptuarit do të nënshtrohen ligjit Anti-Mafia.

“Ky është një amendim në ligjin anti-mafia që do të bëj të mundur verifikim, sekuestrimin dhe konfsikimin e të gjitha të ardhurave të personave privat apo shtetëror të pasurisë të qytetarëve publik që verifikohen që kanë abuzuar me detyrën. Po kështu dhe të personave të afërm me pronarë të kompanive apo zyrtarëve që demostrohet që kanë abuzuar me detyrën. Pra, një paketë anti-mafia që synon goditjen e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, mbrojtjen e pasurisë publike, garantimin e konkurencës së lirë dhe objekt i verifikimit do të jenë të gjitha kontratat PPP, të gjitha kontratat koncensionare, të gjitha kontratat e prokurimit publik, të gjitha kontratat e tjetërsimit të pasurisë publike, të gjitha aktet për leje, autorizime, licensa për shfrytëzimin e pasurisë publike. Ligji siç e kemi detajuar dhe në propozimin tonë do të ketë fuqi prapavepruese, kontratat abuzive dhe korruptive do të anullohen. Ka dhe sot dizpozita të qarta në ligjë që nuk zbatohen që kur dokumentohet një kontratë është abuzive është e pavlefshme me efekt prapa veprues dhe pasuria e përfituar në kundërshtim me ligjin, ju kthehet qytetarëve. Risi e ligjit nuk është thjeshtë që çohen në prokurori dhe të dënohen penalisht por që me këtë mekanizëm anti-mafia pasuritë dhe paratë e tyre do të sekuestrohen, natyrisht kjo do të bëhet në mënyrë të tillë që çdo hap i verifikimit i hetmit dhe i konfiskimit apo sekuestrimit të pasurive të bëhet në mënyrë transparente, konform normave ligjore të Shqipërisë dhe konventës europiane të të drejtave të njeriut.”, u shpreh Basha.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ligji anti-mafia lulzim basha lulzim basha në abc news ligji anti-mafia lulzim basha lulzim basha në abc news

Sondazh

Poll