Aktualitet

Konflikti në rajonin e Nagorno-Karabakhut/ Turqia i kërkon Shqipërisë që të rreshtohet në krah të Azerbajxhanit: Armenia

16 Tetor 2020, 17:46 Nga DOSJA
Konflikti në rajonin e Nagorno-Karabakhut/ Turqia i kërkon

SHQIPËRI- Ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Joruk, ka folur së fundmi në lidhje me konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorno-Karabakhut. Ai shprehet se Ajzerbajxhani ka nevojë për mbështetjen e partnerëve Europianë ku mes tyre duhet të jetë edhe Shqipëria. Ai thotë se Shqipëria duhet të dalë në krah të Ajzerbajxhanit pasi në këtë mënyrë mund të mbrojë interesat e saj. Ai ka pohuar po ashtu se vendi i tij Turqia është rreshtuar që në fillim në krah të azerëve, madje është akuzuar nga Armenia dhe vende të tjera, kryesisht të Europës Perëndimore se po e mbështet atë, sakaq shton se kjo e fundit është fajtore për rindezjen e konfliktit mes dy vendeve të Evropës.

“Azerbajxhani meriton mbështetjen dhe simpatinë e justifikuar edhe nga aleatët tanë, përfshirë këtu Shqipërinë dhe partnerët e tjerë Europianë, që nga Gjeorgjia, Ukraina, Moldavia, duke pasur parasysh konfliktet në Abkhazi, Osetinë e Jugut, Krime, Donbas, apo Transnistria. Armenia ka shënjestruar gjithashtu edhe gazsjellësat duke rrezikuar sigurinë energjitike, jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Europën. Sulmet e saj ndaj degëve jugore të gazsjellësave që mbërrijnë në Europë, që kalojnë në Turqi, Bullgari, Greqi, Shqipëri dhe Itali do të lënë Rusinë si të vetmen furnizuese me gaz të të gjithë Europë. Mëngjesin e 27 shtatorit, forcat armene nisën bombardimin mbi pozicionet mbrojtëse azere dhe popullsinë civile me artileri të rëndë dhe raketa në kundërshtim të hapur me marrëveshjen e armëpushimit dhe ligjet ndërkombëtare për Vijën e Kontaktit në Nagorno-Karabakh. Me këtë akt agresioni ndaj Azerbajxhanit, Armenia provoi edhe njëherë se është pengesa kryesore për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon”-thotë në një editorial për “Albania Daily News” , Ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Joruk.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet murat ahmet joruk murat ahmet joruk

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2020, 16:52

DURRËS– Dy zyrtarët e ARRSH-së të cilët u vunë në pranga për shpërdorim detyre janë lënë të lirë. Mësohet se Lekë Tushaj, drejtor drejtorie pranë ARR...