Aktualitet

VIDEO BRENDA SHTËPISË/ “Më pyeti a hëngri djali”, gruaja e Ermal Ngucajt tregon fije e për pe bisedën e fundit, i zhdu

16 Tetor 2020, 15:18 Nga DOSJA
VIDEO BRENDA SHTËPISË/ “Më pyeti a hëngri

VLORË– Gruaja e Ermal Ngucajt, që prej pesë ditësh rezulton i zhdukur ka rrëfyer detaje nga biseda e fundit që patën bashkë. Në një prononcim për NeWs24, ajo tregon se e ka pyetur për djalin në mëngjes dhe se gjatë asaj bisede i ka treguar se ka humbur rrugën. Më pas, siç rrëfen e shoqja e të zhdukurit, ajo i ka dërguar një mesazh në Facebook, dhe është çuditur që ai nuk i është përgjigjur.

“Më mori në orën 7 e 20, më pyeti se çfarë po bëninim, nëse hëngri apo jo djali, po luan? Folëm pak edhe për familjen këtu dhe më pas në fund më tha ik se më duket kam ngatërruar rrugën. Ishte vetem në kohën që më mori, i cova një mesazh në Facebook që të më lajmëronte kur të vintëe në shtëpi, por mesazhi nuk u hap kurrë. Ai rri gjithë kohës në Facebook dhe kjo më bëri të dyshoj. Kemi dyshim tek shoqëria me të cilën rri. Ai ishte i stresuar i mërzitur se ishte i papunë. Shteti ka shumë mundësi ta gjejë burrin tim, qoftë nga telefonat, qoftë nga shoqëria. Më duket se shumjë vonë vajti dhe një përgjigje nuk e kemi,”– thotë e shqetësuar bashkëshortja.

Në pamjet që po shikoni vihet re edhe gjendja ekonomike e familjes Ngucaj. Mobiljet e vjetra dhe mënyra se si duket shtëpia, tregon se nuk janë në gjendje të mirë ekonomike.

I ati sqaroi më tej se ka pasur konflikt me një person dhe se pikërisht ai person thotë se ka gisht në zhdukjen e të birit.

“Është rrëmbyer nga ndOnjë shok. E ka ngrënë në besë ndonjë shok se nuk e nxirrnin dot vetë nga makina. Do e kenë nxjerrë me ndonjë marifet. Mendoj se ka lidhje me atë personin që ka pasur edhe më parë konflikte. Ai ka qenë në burg edhe në Itali, 2-3 vite, ka qenë,”- rrëfen i ati.

Çëshjta e zhdukjes së 40-vjeçarit Ermal Ngucaj në Vlorë ka kaluar në SPAK (Struktura e Posaçme Antikorrupsion). Tashmë prokurorët do të hedhin dritë mbi zhdukjen në mënyrë misterioze të 40-vjeçarit. Ndërkohë uniformat blu po hetojnë për një konflikt të mundshëm të 40-vjeçarit. Ermal Ngucaj është i zhdukur prej pesë ditësh. Ndërkohë, makina e tij është gjetur në Mavrovë. Kjo e fundit ka qenë e mbyllur dhe nuk janë gjetur as çelësat, por pas hapjes, në të janë gjetur rrobat dhe atletet e 40-vjeçarit.

Ngucaj ishte një person me precedentë penalë, Ngucaj para një viti kishte dalë nga burgu, pas vuajti dënimin me 7 muaj për për një konflikt në gurore në Lepenicë të Vlorës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ermal ngucaj zhduket ermal ngucaj ermal ngucaj zhduket ermal ngucaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2020, 15:05

TIRANË– Arjana Fullani, bashkëshortja e Ardian Fullanit dhe ish-gjyqtare në Gjykatën e Lartë ka bërë kërkesë për pezullimin e vendimit për pezullimin...