Aktualitet

16 Tetor 2020, 16:52 Nga DOSJA

DURRËS– Dy zyrtarët e ARRSH-së të cilët u vunë në pranga për shpërdorim detyre janë lënë të lirë. Mësohet se Lekë Tushaj, drejtor drejtorie pranë ARRSH, Kastriot Braha, inxhinier në ARRSH u lanë në masën detyrim paraqitjeje, ndërsa Agron Hasa inxhinier u la në arrest shtëpie. 

Në kërkim mbeten ende gjashtë persona të tjerë. Ata janë: Dhurata Lazaj, inxhiniere në ARRSH; Afërdita Basha,  inxhiniere ARRSH; Spartak Tarkaj, zyrtar i lartë ARRSH; Astrit Zenelaj, zyrtar i lartë ARRSH; Rezart Arkaxhiu, ndërtues; Xhevat Vataksi, ndërtues.

Si u zhvillua operacioni?

Një karburant në aksin rrugor “Plepa-Kavajë” solli prangosjen e nëntë zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar në Durrës. Prokuroria e Durrësit ka zbuluar detaje nga hetimet duke bërë me dije se gjithçka ka nisur nga aksidentet që ndodhnin në kilometrin 3 të aksit nacional, zonë ku edhe ndodhet pika e karburantit. Të gjithë akuzohen për ‘shpërdorim të detyrës’ dhe ‘dhënie të ndihmës për ndërtimin e paligjshëm’. Sipas hetimeve, karburanti i ndërtuar është shpronësuar me 200 milion lekë të vjetra pasi objekti ishte futur në planimetrinë e zgjerimit të rrugës.

f.m/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen zyrtarët e arrsh-së në durrës arrestohen zyrtarët e arrsh-së në durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2020, 15:05

TIRANË– Arjana Fullani, bashkëshortja e Ardian Fullanit dhe ish-gjyqtare në Gjykatën e Lartë ka bërë kërkesë për pezullimin e vendimit për pezullimin...