Nuk mbajtën maskë, gjobiten me nga 3 mijë lekë 341 qytetarë, shoqërohen 11 persona që nuk iu bindën efektivëve
16 Tetor 2020, 15:29Nga DOSJA
TIRANË– 341 qytetarë janë gjobitur me nga 3 mijë lekë pasi nga monitorimi nëpër rrugë dhe vende publike, janë pikasur pa maskën mbrojtëse nga Covid-19, gjë e cila tashmë është e detyrueshme. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, bëhet me dije se efektivët kanë shoqëruar në komisariat edhe 11 qytetarë, të cilët nuk janë bindur para autoriteteve kur janë ndaluar pa maskë dhe nuk kanë pranuar të paraqesin një mjet identifikimi.
Njoftimi nga Policia e Shtetit
Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid. Punonjësit e Policisë vijojnë kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Edhe gjatë ditës së sotme, shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 341 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të treguar dokumentin e identifikimit, me të cilin punonjësi i Policisë duhet të plotësonte fletën e gjobës për shkeljen e konstatuar. Policia e Shtetit nisur edhe nga shtimi i rasteve të personave të infektuar, por edhe për të monitoruar sa më mirë zbatimin e masës më të fundit për vendosjen e detyrueshme të maskës, ka rritur prezenën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin. Policia e Shtetit falënderon edhe njëherë qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.
Mbajtja e maskave tashmë është e detyrueshme. Kush kapet pa maskë gjobitet me 3 mijë lekë të reja, ndërsa përsëritësin marrin 5 mijë lekë të reja gjobë. Kjo masë ndëshkuese faturohet në faturën e energjisë elektrike. Ata që janë nën 12 vjeç, që kanë probleme shëndetësore dhe kanë rekomandim nga mjeku për të mos mbajtur maskë, dhe që po bëjnë aktivitete sportive, mund të mos mbajnë maskë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË– Gruaja e Ermal Ngucajt, që prej pesë ditësh rezulton i zhdukur ka rrëfyer detaje nga biseda e fundit që patën bashkë. Në një prononcim për NeW...
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj ka përgënjeshtruar pretendimet e banorëve të fshatit Kaninë, të cilët pretendojnë se ai po u merr m...
Aktualitet16 Tetor 2020, 15:05
TIRANË– Arjana Fullani, bashkëshortja e Ardian Fullanit dhe ish-gjyqtare në Gjykatën e Lartë ka bërë kërkesë për pezullimin e vendimit për pezullimin...
Ministria e Bujqësisë ka hedhur për konsultim publik një projektligj me anë të të cilit synon që të sistemojë tregun e kultivimit, grumbullimit dhe përpunimit t...
TIRANË– Në një intervistë me gazetaren Juli Xhokaxhi në Abc News, epidemiologu Artan Simaku foli për situatën e pandemisë në vend. Simaku u shpreh e ...
SHQIPËRI- Është miratuar rritja e pagës minimale në 30 mijë lekë të reja. Ky vendim është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Pun...
SHQIPËRI– 443 viktima, 6101 të infektuar aktivë dhe 9957 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shënde...
BERAT- Një punonjëse në Gjykatën e Beratit ka rezultuar e infektuar me koronavirus. Si pasojë të gjithë punojsëve të Gjykatës u është bërë sot tamponi dhe prite...