Aktualitet

Rolex, Valentino dhe veshje “Made in Italy”/ Kapen ngarkesat me rroba falso nga Shqipëria drejt Italisë, sekuestrohen nga

16 Tetor 2020, 16:09 Nga DOSJA
Rolex, Valentino dhe veshje “Made in Italy”/ Kapen ngarkesat me

BRINDISI – Autoritetet italiane të Guardia di Finanza-s kanë sekuestruar në portin  e Brindisit një ngarkesë mallrash të falsifikuara të ardhura nga Shqipëria.

Drejtuesi i automjetit dhe kompania e prodhimit të këtyre veshjeve në Shqipëri janë denoncuar nga Autoritetet Gjyqësore italiane duke i akuzuar për importim mallrash të falsifikuara e tregues falco i origjinës së prodhimit.

Sipas mediave italiane, brenda automjetit kishin gjetur 6 orë false Rolex, me çertifikata garancie po ashtu të falsifikuara, dhe 1,350 komplete pune me markën e falsifikuar “made in Italy”.

Po ashtu, kishin gjetur edhe një ngarkesë tjetër me  10,000 shalle dhe 23,000 doreza “Valentino”, ndërsa nuk mungonin as mbi 10,000 palë këpucë të modelit “Converse”, po ashtu falso.

Të dy ngarkesat e mallrave falso të ardhura nga Shqipëria janë vënë nën sekuestrim penal, ndërsa për përgjegjësit kanë nisur hetimet.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet guardia di finanza guardia di finanza

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2020, 15:05

TIRANË– Arjana Fullani, bashkëshortja e Ardian Fullanit dhe ish-gjyqtare në Gjykatën e Lartë ka bërë kërkesë për pezullimin e vendimit për pezullimin...