Aktualitet

E rëndë në Peqin, mjeti përplas për vdekje këmbësoren, drejtuesi përfundon në polici

16 Tetor 2020, 16:56 Nga DOSJA
E rëndë në Peqin, mjeti përplas për vdekje

TIRANË– Një 64-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit të Policisë, 64-vjeçarja ka qenë duke kaluar rrugën, në momentin që është përplasur nga një automjet i llojit “BMW”, me drejtues personin me iniciale E.S., 43 vjeç, banues në Durrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici. .

Njoftimi i Policisë: 

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim,Peqin, shtetasi E.S., 43 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka përplasur këmbësoren shtetasen Xh.B., 64 vjeçe, banues në Librazhd, dhe për pasojë ka ndēruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne elbasan peqin-elbasan aksident me vdekje ne elbasan peqin-elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2020, 16:52

DURRËS– Dy zyrtarët e ARRSH-së të cilët u vunë në pranga për shpërdorim detyre janë lënë të lirë. Mësohet se Lekë Tushaj, drejtor drejtorie pranë ARR...

Aktualitet 16 Tetor 2020, 15:05

TIRANË– Arjana Fullani, bashkëshortja e Ardian Fullanit dhe ish-gjyqtare në Gjykatën e Lartë ka bërë kërkesë për pezullimin e vendimit për pezullimin...