Aktualitet

Do ballafaqohet me gjurmët e gjakut/ E kapën kamerat, rikthehen ‘hesapet e vjetra’ të Olsi Leku, i arrestuari në Greqi d

16 Tetor 2020, 15:56 Nga DOSJA
Do ballafaqohet me gjurmët e gjakut/ E kapën kamerat, rikthehen

TIRANË– Olsi Leku alias Jorgo Leku, i cili u arrestua në Athinë javën e kaluar rezulton të jetë i përfshirë në vrasjen e Ilir Rexhepit në Elbasan, ngjarje e ndodhur më 30 dhjetor të vitit 2011. Gazetari Elton Qyno shkruan se prokuroria e Elbasanit ka në dosje një profil gjaku ADN-je, dhe disa pamje filmike që tregojnë një person duke u larguar.

Personi që është në dosje, sipas Qynos, ka karakteristikat trupore të Olsi Lekut, dhe nisur nga kjo situatë, policia dhe prokuroria ka kërkuar që Olsi Leku, t’i nënshtrohet një analize ADN-je, me qëllim krahasimin me atë profil AND-je, që është gjetur në vendin ku u ekzekutua me 11 plumba Ilir Rexhepi.

Si ndodhi vrasja e Ilir Rexhepit?

Më 30 dhjetor të 2011, dy vite pasi vëllai tjetër i tij, Roland Rexhepi ishte ekzekutuar u vra dhe Ilir Rexhepi. Iliri është qëlluar teksa ecte në rrugë, ndërkohë në atë periudhë drejtonte një kompani policie private në Elbasan. Ai konsiderohej si kërcënim për anëtarët e familjes Çapja, pasi kishte filluar lobimin me disa familje në Elbasan, për të këtë fis. Ilir Rexhepi ishte vëllai i Roland Rexhepit dhe njihej si “Doda”, një ish-shef antidroge në Elbsan në kohën e Edmond Kosemit, që u ekzekutua me disa plumba, nga dy njerëz të afërt të familjes Çapja, Armand Llakaj dhe Marjus Tafa. Momentalisht Llakaj është dënuar me 25 vite burgim ndërsa Tafa, është dënuar me 23 vite burgim.

Në momentin e vrasjes, Iliri ka mundur të reagojë duke plagosur një nga autorët, por ata janë larguar shumë shpejt. Vetëm pak ditë para këtij krimi prokuroria e Elbasanit kishte kërkuar në pretencën e saj plot 48 vite burg për Armand Llakaj dhe Marjus Tafën, si autorët kryesorë të vrasjes së Roland Rexhepit.  Ndërkohë për vrasjen e Ilirit, Prokuroria nxori një urdhër ndërkombëtar për Bledar Muçën. Muça u largua nga dogana e Kapshticës, i ndihmuar nga polici Ardian Çekiçi. Pas largimit në Greqi, Muça gjeti strehim në Belgjikë, ku nga këtej nëpërmjet avokatit të tij në Shqipëri pretendoi se në Belgjikë ishte larguar për të festuar Vitin e Ri 2012.

Në momentin e vrasjes së Rexhepit, Bledar Muça pretendoi se ndodhej në një lokal jashtë Elbasanit së bashku me disa miq të tij, dhe për këtë ka paraqitur pamje filmike. Akuzat për Bledar Muçën ranë dhe çështja u pezullua nga prokuroria. Ndërkohë për ndihmën e tij për të kaluar doganën Kapshticë, u procedua polici Ardian Çekiçi nga SHKB.

Si u arrestua Olsi Leku?

Leku, i njohur me katër emra si: Jorgo Leku, Olsi Leku, Giorgo Lekou, Jorgo Lekou u vu në pranga në Athinë, pasi akuzohet se është autori i vrasjes së Gentian Beqirit dhe Nezir Beqirit (babë e bir), ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012.

Emri i tij doli nga dëshmia e të penduarit për krimin, Ervis Bardhi. Bardhi, bashkëpunëtori i Olsi Lekut ka kryer vrasjen e Gentian Beqirit. Ndërsa, vrasjen e babait të Gentianit, sipas rrëfimit të zbardhur të Ervis Bardhit, e ka kryer Olsi Leku. I arrestuari dhe bashkëpunëtori i prokurorisë ka treguar se ditën e ngjarjes ai dhe Olsi Leku, kanë hipur në katin e pestë të një pallati dhe kanë vrarë Gentian dhe Nezir Beqirin. Në rrëfimin që ka dhënë Ervis Bardhi, vrasjen e Gentianit, i cili ndodhej në “Arrest shtëpie” në atë kohë, ka pranuar se e ka kryer vetë, edhe pse e kishte shok Beqirin dhe hynte e dilte në banesën e viktimës.

Olsi Leku u identifikua falë gjurmëve të gishtave që prokuroria ka marrë në kompaninë “Aleat”. Leku, njihet dhe si miku i familjes Çapja në Elbasan, por për të nuk kishte asnjë të dhënë në kartotekën kriminale të policisë, dhe për të identifikuar nëse kishin të bënin vërtet me Olsin Lekun ose jo, krahasimi i gjurmëve të gishtave është kryer me ato që Olsi Leku kishte lënë në kompanisë “Aleat” të prodhimit të pasaportave biometrike.

Për Olsi Lekun, prokuroria ka dyshime të forta se fshihet pas sasisë prej 137 kg kokainë që ishte planifikuar të vinte nga Pieru në drejtim të portit të Durrësit. Kjo ngarkesë u zëvendësua nga agjentët e DEA, duke hequr kokainën dhe vendosur një sasi orizi brenda në kontiejner, në mënyrë që porositësit të binin në kurth. Për këtë ngjarje u vunë në pranga: Altin Myslihaka, Adrian Bega dhe Gentian Malindi. Ky i fundit, u pikas nga kamerat teksa nxirrte një çantë më oriz nga kontejneri, pasi kuptoi se e kishin futur në kurth.

Në lidhje me këtë çështje, SPAK kërkoi sot zgjatjen e hetimeve për Gentian Malindin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir rexhepi olsi leka olsi leku ilir rexhepi olsi leka olsi leku

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2020, 15:05

TIRANË– Arjana Fullani, bashkëshortja e Ardian Fullanit dhe ish-gjyqtare në Gjykatën e Lartë ka bërë kërkesë për pezullimin e vendimit për pezullimin...