Aktualitet

E rëndë në Bulqizë/ Arrestohet 53-vjeçari që tentoi të përdhunojë të miturën, vajzën e shpëton një fadromist, gjys

16 Tetor 2020, 10:33 Nga DOSJA
E rëndë në Bulqizë/ Arrestohet 53-vjeçari që

BULQIZË– Policia e Bulqizës ka arrestuar 53-vjeçarin e identifikuar si Bujar Lika, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 14-vjeçare. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vajza rrinte tek gjyshi në fshatin Gjoricë, teksa 53-vjeçari, banor i zonës, në gjendje të dehur, tentoi ta përdhunonte.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se burri e ka ndjekur vajzën rrugës kur shkonte te shtëpia e gjyshit dhe ka nisur ta ngacmojë seksualisht. Fatmirësisht një fadromist dhe një banor i zonës, që ishin duke shtruar rrugën, e kanë parë 53-vjeçarin dhe e kanë rrahur duke shpëtuar vajzën. 53-vjeçarit pak muaj më parë i kishte vdekur gruaja.

Për ngjarjen në fjalë, ka folur edhe gjyshja e të miturës. Para mediave, ajo u shpreh se nëna e të miturës ishte divorcuar me bashkëshortin dhe e kishte lënë vajzën në fshat, tek e ëma, ndërsa vetë ishte martuar në Maqedoni me një burrë me fëmijë. Gjyshja ka treguar se ka qënë ajo që e ka denoncuar rastin në polici, pasi e pikaste që 53-vjeçari i shkonte vajzës para-mbrapa.

E moshuara theksoi se nëse drejtësia nuk vihet në vend, do ta vrasë me duart e saj Likën. Bujar Lika mësohet se njihej si person i alkoolizuar dhe prej disa kohësh kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Muajt e fundit abuzimet seksuale me të mitur kanë tronditur opinionin publik. Përdhunimi i 15-vjeçares në Babrru, përdhunimi i 13-vjeçares në Pogradec, ngacmimi seksual ndaj një 16-vjeçari në Berat dhe ngacimimi seksual një 5-vjeçares në Berat kanë qenë disa nga ngjarjet më të rënda. Për këto ngjarje janë arrestuar:  Abaz Doku, Blerim Bizgjoni, Sokol Kapinova dhe Romoeo Oço. Abuzuesit nuk kanë pranar asgjë para togave të zeza.

(j.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 53-vjeçar ngacmon seksualisht 14-vjeçaren bujar lika ngacmim seksual në bulqizë 53-vjeçar ngacmon seksualisht 14-vjeçaren bujar lika ngacmim seksual në bulqizë

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2020, 15:05

TIRANË– Arjana Fullani, bashkëshortja e Ardian Fullanit dhe ish-gjyqtare në Gjykatën e Lartë ka bërë kërkesë për pezullimin e vendimit për pezullimin...