Gjyqtari Zihni Shahu jep dorëheqjen 7 muaj pas nisjes së procesit të Vetting-ut
16 Tetor 2020, 16:17Nga DOSJA
Ish-gjyqtari i Gjykatës së Elbasanit, Zihni Shahu njoftoi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se kishte dhënë dorëheqjen, 7 muaj pasi ndaj tij kishte filluar hetimi administrativ dhe kërkoi të përjashtohej për 15 vjet nga e drejta për të punuar në sistemin e drejtësisë.
Shahu u shartua si subjekt rivlerësimi në fund të vitit të kaluar, në janar 2020 ai u njoftuar për trupën gjykuese me Firdes Shuli, kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Suela Zhegu anëtare. Shahu i ktheu përgjigje Komisionit se ai nuk kishte konflikt interesi.
Por në vendimin e shkurtër të Komisionit në të cilin verifikohet dorëheqja e tij dhe largimi nga sistemi për 15 vjet, thuhet se 7 muaj nga ky proces tani ish-gjyqtari i Elbasanit i shkroi KPK për të njoftuar se do të jepte dorëheqjen.
“Në datën 20.7.2020 subjekti i rivlerësimit, përmes postës elektronike, deklaroi për Komisionin se hiqte dorë nga detyra e magjistratit, moskandidimin në detyrë për një afat prej 15 vitesh, si dhe pas këtij njoftimi do t’i drejtohej organit kompetent, KLGJ-së, sipas ligjit për dorëheqjen”, thuhet në vendimin e publikuar nga Komisioni.
Komisioni tha se pas kësaj kishte verifikuar dorëheqjen e Shahut, e cila ishte bërë përfundimtare në gusht të këtij viti me një vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësorë.
KPK vuri në dukje se menjëherë pas këtij vendimi u vendos ndërprerja e procesit. Ndërkohë Komisionoi sanksionon në vendim që Shahut i ndalohet të jetë pjesë e sistemit për 15 vjet.
BRINDISI – Autoritetet italiane të Guardia di Finanza-s kanë sekuestruar në portin e Brindisit një ngarkesë mallrash të falsifikuara të ardhura nga Shqip...
TIRANË– Olsi Leku alias Jorgo Leku, i cili u arrestua në Athinë javën e kaluar rezulton të jetë i përfshirë në vrasjen e Ilir Rexhepit në Elbasan, ngjarje ...
TIRANË– 341 qytetarë janë gjobitur me nga 3 mijë lekë pasi nga monitorimi nëpër rrugë dhe vende publike, janë pikasur pa maskën mbrojtëse nga Covid-19, gjë...
VLORË– Gruaja e Ermal Ngucajt, që prej pesë ditësh rezulton i zhdukur ka rrëfyer detaje nga biseda e fundit që patën bashkë. Në një prononcim për NeW...
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj ka përgënjeshtruar pretendimet e banorëve të fshatit Kaninë, të cilët pretendojnë se ai po u merr m...
Aktualitet16 Tetor 2020, 15:05
TIRANË– Arjana Fullani, bashkëshortja e Ardian Fullanit dhe ish-gjyqtare në Gjykatën e Lartë ka bërë kërkesë për pezullimin e vendimit për pezullimin...
Ministria e Bujqësisë ka hedhur për konsultim publik një projektligj me anë të të cilit synon që të sistemojë tregun e kultivimit, grumbullimit dhe përpunimit t...
TIRANË– Në një intervistë me gazetaren Juli Xhokaxhi në Abc News, epidemiologu Artan Simaku foli për situatën e pandemisë në vend. Simaku u shpreh e ...