Aktualitet

16 Tetor 2020, 15:05 Nga DOSJA

TIRANË– Arjana Fullani, bashkëshortja e Ardian Fullanit dhe ish-gjyqtare në Gjykatën e Lartë ka bërë kërkesë për pezullimin e vendimit për pezullimin e saj, vendim i marrë nga KPK-ja, në korrik të vitit 2019.

Sipas njoftimit të KPA-së, mësohet se trupi gjykues, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, vendosi shqyrtimin e çështjes në një seancë gjyqësore publike. Në njoftim lajmërohet gjithashtu se seanca publike do të mbahet më datë 4 nëntor, në orën 10:30, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Njoftimi:

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 16.10.2020, ora 10:00, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 40/2018, datë 04.09.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjana Fullani kundër vendimit nr. 186, datë 23.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasi mori në shqyrtim çështjen dhe rrëzoi me shumicë votash kërkesën e subjektit të rivlerësimit për pezullimin e gjykimit, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr.49/2012 për “Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, i ndryshuar, trupi gjykues, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 04.11.2020, ora 10:30. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Arjana Fullani ka ushtruar funksionin e gjyqtares së Gjykatës së Lartë në periudhën korrik 2008 – korrik 2017. Më datë 29.06.2017, Gjykata e Lartë vendosi deklarimin e mbarimit të mandatit 9-vjeçar të ushtrimit të detyrës së gjyqtares Fullani si gjyqtare e Gjykatës së Lartë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjana fullani seance publike per arjan fullanin arjana fullani seance publike per arjan fullanin

Sondazh

Poll