Aktualitet

Zhduket 82-vjeçari nga Kurbini, familjarët: Vuan nga skleroza, është larguar shumë herë por kësaj radhe u vonua shumë

16 Tetor 2020, 14:53 Nga DOSJA
Zhduket 82-vjeçari nga Kurbini, familjarët: Vuan nga skleroza,

KURBIN– Preng Gjoka, 82 vjeç, banues në fshatin Skuraj në Kurbin, rezulton i humbur prej tre ditësh. Ditën e sotme, familjarët e Gjokës kanë bërë denoncim në polici për zhdukjen e tij teksa shtojnë se i moshuari vuan nga skleroza.

Ai është larguar nga banesa para tre ditësh për të mos u kthyer më, dhe që nga data 13 tetor, familja e Prengës nuk di më gjë për të. Familjarët gjithashtu bëjnë me dije se Gjoka është larguar nga banesa edhe herë të tjera dhe për shkak të sklerozës dhe në banesë e kanë rikthyer fqinjët që e kanë gjetur në rrugë.

Por këtë herë ata janë më të shqetëuar se kurrë. “Ikte shumë herë nga shtëpia, po këtë herë ka vonuar shumë. Nuk ka ndpdhur kurrë që të qëndrojë tre ditë larg shtëpisë,”– shprehet ata të merakosur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet preng gjoka preng gjoka

Sondazh

Poll