Politike

Inceneratorët/ Rama: Basha ngatërron investimin e privatit me pagesën 29 euro/ton, merren me nënën time të ndjerë e shajn

16 Tetor 2020, 11:32 Nga DOSJA
Inceneratorët/ Rama: Basha ngatërron investimin e privatit me

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha për inceneratorët. Në një reagim në rrjetet sociale, pas përfundimit të konferencës së Bashës, Rama thotë se kreu i PD, ngaërron investimin privat me pagesën 29 euro për ton që paguhet nga shteti.

Sipas Lulëzimit nuk duhen paguar plehrat që shkojnë në Sharrë po duhen bërë mal me re helmi mbi Kombinat! Vazhdon të ngatërrojë investimin privat me pagesën 29€ për ton nga shteti, kur në Europë shtetet paguajnë deri 150€ tonin për të njëjtën gjë! Çfarë mjerimi ky debat absurd!

— Edi Rama (@ediramaal) October 16, 2020


Më tej, kryeministri rikujton mesazhin e ish-kryeministrit Sali Berisha dje në Opinion, për nënën e Ramës. “Është çmendur ka filluar të flasë për Anetën si Enveri për Anenë. Nëse ka kurajo të përballet me Bashën,”- i shkruante Berisha.

Merren me nënën time të ndjerë dhe shajnë si të dehur,e kujtojnë se do gënjejnë shqiptarët duke ua bërë të bardhën të zezë me balonat tabake e tauke që i nxjerrin nëpër dyert e fushave sanitare sa në Sharrë e sa në Fier,për të recituar vjershat e mjerimit që në fakt e mishêrojnë!

— Edi Rama (@ediramaal) October 16, 2020


Kryeministri mbyll reagimin duke hedhur poshtë deklaratat e PD për inceneratorët dhe shton se Shqipëria do të pastrohet nga malet e plehrave.

Duan s’duan Lulëzimi dhe balonat e tij Shqipëria do pastrohet nga malet e plehrave, Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora e me radhë nuk do rë kthehen tek malet e plehrave të Saliut e të partisë që ka program rrënimin e rrëmujën në çdo fushë të jetës shqiptare!

— Edi Rama (@ediramaal) October 16, 2020

Si nisi debati për inceneratorët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi disa ditë më parë kryeministrin Edi Rama se ka ndarë 400 milionë euro nga taksat e qytetarëve për ndërtimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve. Basha tha se qeveria është e kapur nga mafia e plehrave, dhe shkoi më tej duke thënë se do të shkarkohet kryebashkiakja e Durrësit që të firmosë Milva Ikonomi në vend të saj, shkresën që i hap rrugën “vjedhjes së parave” . Por kryeministri Edi Rama, ka një tjetër qëndrim për çështjen. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama tha se PD ka një marrëdhënie nostalgjie me plehrat, ndërsa e akuzoi Bashën se kur PD ishte në pushtet, mbetjet ishin “male krenarie”. Rama i quajti akuzat për shpërdorim të parave ‘shpifje’ dhe u zotua se ndërtimi i impianteve do të vazhdojë, si e vetmja mënyrë për të trajtuar mbetjet në Tiranë, Elbasan, Durrës e Fier.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e bashes per inceneratoret edi rama lulzim basha sali berisha akuzat e bashes per inceneratoret edi rama lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll