Politike

“Nuk është fasadë me tulla e llaç”/Dorjan Teliti- Ramës: Shëndetësia në Shqipëri është e nën financuar me vetëm

16 Tetor 2020, 08:36 Nga DOSJA
“Nuk është fasadë me tulla e llaç”/Dorjan

TIRANË- Eksperti për Ekonominë pranë Partisë Demokratike, Dorjan Teliti i ka theksuar  kryeministrit Edi Rama se shëndetësia në Shqipëri është e nën financuar me vetëm 3% të PBB-së. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Teilit thekson se gjatë viteve të fundit janë larguar rreth 950 mjekë nga Shqipëria dhe se është urgjente që rriten pagat për bluzat e bardha.

Postimi i plotë: 

Shëndetësia nuk është thjesht tullat e atyre pak investimeve të viteve të fundit, por baza e shërbimit të saj janë stafet e mjekëve dhe infermierëve që punojnë në to. Gjatë viteve të fundit janë rreth 950 mjekë që janë larguar nga Shqipëria, aktualisht sot jemi vendi me numrin më të vogël të mjekëve për frymë, vetëm 1.2 mjekë për 1mijë banorë, ndërkohë që vendet fqinje janë disa herë më mirë se ne.

Shëndetësia në Shqipëri është e nën financuar me vetëm 3% të PBB-së dhe nëse vazhdon të lihet pas dore gjendja thjesht do të përkeqësohet akoma më shumë.

Koha nuk pret, rritje pagash dhe investime të qënësishme janë domosdoshmëri për të përmirësuar sistemin tonë shëndetësor.

Ky reagim i Telititi vjen, pasi së fundmi kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga spitali i Elbasanit, për të cilin tha se është rikonstruktuar. Kreu i qeverisë u shpreh se sistemi i shëndetësisë po u përgjigjet nevojave të qytetarëve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorjan teliti edi rama shëndetësia falas dorjan teliti edi rama shëndetësia falas

Sondazh

Poll