Politike

Del çdo ditë në konferencë, Basha zbulon ARSYEN: Kaq kam në dorë, Rama një kryeministër i lodhur, pa ide dhe zemër

16 Tetor 2020, 10:55 Nga DOSJA
Del çdo ditë në konferencë, Basha zbulon ARSYEN: Kaq kam

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zbuluar arsyen se përse del çdo ditë në konferenca për shtyp me gazetarët. Nga selia blu, Basha tha se del për të ushtruar presion ndaj qeverisë që të zbatojnë planin ekonomik të Partisë Demokratike për të shpëtuar vendin nga “katastrofa”.

Pyetje: Nëse nuk implementohet plani me 5 pika, a keni një skenar çfarë mund të ndodhë?

Basha: Po ndodh tani! Viktimat, të papunët po rriten. Ekonomia dhe shëndetësia po shkon drejt kolapsit. Ne kaq kishim në dorë, të paralajmëronim të keqen. I dhamë edhe planin një kryeministri të lodhur, pa ide, pa mendje dhe pa zemër. Prandaj dal ditë për të ditë për të bërë presion. Bëhet fjalë për jetë, jo për interesat e forcës time politike. Kjo është arsyeja pse po e bëj këtë përpjekje.

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha sërish në konferencë për shtyp. Në fjalën e tij nga selia blu, Basha foli sërish për planin me 5 pika. Por gjithashtu u ndal edhe njëherë tek debati i djeshëm me kreun e qeverisë, Edi Rama. Sipas kryedemokratit, kreu i qeverisë nuk ka më asnjë ide për të drejtuar vendin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne konference 16 tetor 2020 lulzim basha basha ne konference 16 tetor 2020 lulzim basha

Sondazh

Poll